Basha me programin 'Shqipëria fiton': Angazhimi ynë për barnat që në 100 ditët e para

E mërkurë, 03 February 2021 10:46

 

“Shëndeti i njerëzve është parësori, pacienti duhet të jetë - nuk është në qendër sot – por duhet të jetë në qendër të sistemit shëndetësor nga fillimi deri në fund duke përfshirë edhe shërbimin farmaceutik. Paraja duhet të ndjekë pacientin, ky është parimi ynë i parë”, shpjegoi Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në takimin që zhvilloi sot me Urdhrin e Farmacistit, për të sqaruar në hollësi programin qeverisës të Partisë Demokratike “Shqipëria fiton”.

“Dhe të gjitha vendimet, - vazhdoi ai, - që do të merren nga qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit janë vendime të vullnetit politik që korrigjojnë tetë vite dështime, premtime të pambajtura dhe lëvizje në drejtim të gabuar, të cilën shqiptarët e kanë paguar me shëndetin e tyre. Prandaj po them se në 25 prill nuk fiton thjesht një parti politike a një koalicion, fiton Shqipëria, fiton shëndetësinë, fitojnë profesionistët shqiptarët, pacientët, mjekët, infermierët, farmacistët, I gjithë personeli shëndetësor.

Ndërsa ajo që kemi shpalosur, dua ta nënvizoj edhe njëherë nuk janë premtime! Nuk do të harxhoja asnjë sekondë të kohës suaj me premtime. Janë angazhime plotësisht të realizueshme dhe veçanërisht angazhimet që diskutuam sot janë te realizueshme brenda 100 ditëve të para: ndryshim i kuadrit ligjor për të pamundësuar ilaçe me burim të dyshimtë, që janë pikërisht burim i atyre problemeve që përshkruat ju, që vijnë i marrin dhe nuk u bën efekt dhe ushtrim i kontrollit rigoroz për zbatimin e këtij ligji

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...