Basha takon mjekët: Më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve dhe monopolistëve të ilaçeve

Saturday, 06 February 2021 14:41

 

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimin që zhvilloi sot me mjekët.

Basha shkruan se më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve dhe monopolistëve të ilaçeve.

 

“Gjatë bisedës u pajtuam me faktin se shëndetësia jonë është në kolaps, se shteti e ka braktisur shëndetësinë dhe vetëm e ka penguar me mungesën e vullnetit politik për zgjidhje. Prandaj u shpreha bindjen se vënia e pacientit në qendër të sistemit, rikthimi i trajtimit dinjitoz për personelin shëndetësor me rritjen e pagave të mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve 700 euro, karta e shëndetit dhe reforma në tregun e ilaçeve, janë bazë e domosdoshme për të nisur ndryshimin në shëndetësi.” shkruan nder të tjera Basha.

Postimi i plotë:

Bisedova sot me disa nga mjekët më të mirë të vendit rreth programit të Partisë Demokratike “Shqipëria fiton shëndetësinë”. Ne kemi komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë, dhe programi ynë ka gjurmën e konsultimit tonë të vazhdueshëm me mjekët. U shpreha atyre mirënjohje për sakrificën që po bëjnë në këto ditë të vështira për vendin dhe shumicën e shqiptarëve.

 

Gjatë bisedës u pajtuam me faktin se shëndetësia jonë është në kolaps, se shteti e ka braktisur shëndetësinë dhe vetëm e ka penguar me mungesën e vullnetit politik për zgjidhje. Prandaj u shpreha bindjen se vënia e pacientit në qendër të sistemit, rikthimi i trajtimit dinjitoz për personelin shëndetësor me rritjen e pagave të mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve 700 euro, karta e shëndetit dhe reforma në tregun e ilaçeve, janë bazë e domosdoshme për të nisur ndryshimin në shëndetësi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...