Meta vlerëson Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës me Dekoratën “Nënë Tereza”: Akti i mirënjohjes më të thellë për kontributin tuaj si mision

Saturday, 06 February 2021 14:43

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Shkodër, ku me anë të një ceremonie të mbajtur në ambientet e Katedrales Katolike të Shën Shtjefnit, vlerësoi Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës (Malteser Shqipëri) me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.

Kreu i Shtetit i akordoi shoqatës humanitare këtë vlerësim, me motivacionin: “Për aktivitetin e saj fisnik në shërbimin humanitar ndaj qytetarëve të varfër, ringritjen shpirtërore dhe përkrahjen e kategorive shoqërore të braktisura. Për kontributin në edukimin dhe mbarëvajtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe ofrimin e ndihmave mjekësore e ushqimore të shtresave në nevojë. Veprimtarët dhe misionarët e saj kanë qenë përherë në krah të institucioneve dhe popullit shqiptar në përballimin e krizave humanitare dhe fatkeqësive natyrore si kriza e refugjatëve të shqiptarëve të Kosovës, përmbytjet dhe tërmetet në qarqet Shkodër, Durrës, etj”.

 

Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, duke iu drejtuar klerikëve dhe udhëheqësve fetarë, Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Massafra, Nuncit Apostolik të Selisë së Shenjtë, Luigi Bonazzi si dhe drejtuesve të “Malteser Shqipëri”, Presidenti Meta u shpreh se është një moment i veçantë për të vlerësuar një shembull të lartë solidariteti dhe kontributi të gjithanshëm njerëzor, si ai i treguar nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...