Tritan Shehu/Cinizmi i Rames per Gjirokastren nuk ka te sosur!

Diel, 07 February 2021 10:35

Cinizmi i Rames per Gjirokastren nuk ka te sosur!
Rama sot mbas 8 vite qeverisje “ankohet” se si e gjeti Gjirokastren, duke u zotuar se do ta beje nje “kopesht me lule” ne shekujt qe vijne!
Dhe se per kete do ta ndihmoje “Bota” mbare!
Asnje investim ne dy mandate, as ato qe i gjeti pothuajse te mbaruara nuk i perfundoi si eshte rruga Kardhiq-Delvine, vazhdimi i asaj nga Permeti ne Tre urat, per te mos folur per aeroportin e Gjirokastres, investime te reja ne infrastrukture, investime ne bujqesi, energji etj.
Edhe i ashtuquajturi Ujesjellesi i Lazaratit eshte vetem nje demostrim pa pergjegjshmerie e keq perdorimi fondesh.
Ndersa Universitetin me politikat e tij te largimit te dijes nga qytetaret e katandisi “Kokoshi nje thele”, per te vazhduar me tej me spitalet tashme te mbyllura te Permetit e Tepelenes e atij te mbetur pa specialiste te Gjirokastres.
Nuk la drejtori pa larguar, derisa dhe arkivat historike i degdisi qindra kilometra larg vendit qe i perkasin, krim ky!
Foli per “by pass” e atij qyteti, qe duket se do te jete nen modelin e atij te Termeteve, ku per rikonstruksion 1,8 km rruge shpenzoi 21 M E.
Ne fakt dhe aty deri tashti vetem sjellin disa makineri kur Rama shkon per ndonje qoke e i heqin qe te nesermen.
Ndersa “parkimi” te Sheshi Cercizit, eshte akoma vetem ne 3 D e rrezikon ne te vertete te shkaterroje fizionomine e asaj qendre historike...
Rama mendon e gjykon se “historia fillon me ate”..
Pervec varferise, pa punesise edhe me nderprejen e ndihmave sociale ai nuk coi aty asgje tjeter.
Ne tete vite ai e shkaterroi ate Qark me vlera te pa llogariteshme, duke detyruar ata banore fisnike ta braktisin ne mase, aq sa ai u hoqi edhe nje “deputet”!
Te vetmen gje qe “dhuroi” ai ne Gjirokaster e ate Qark ishte “bomba biologjike” Covid qe po merr akoma jete njerezish, shkateron shendet e ekonomi.
Fatmiresisht tashme per Gjirokastren, Tepelenen, Dropullin, Libohoven, Permetin, Kelcyren e Memaliajn, si per gjithe Shqiperine 25 Prilli eshte afer!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...