Mediat në Serbi: Presidenti i SHBA Biden i kërkon Vuçiç të njohë Kosovën!

Diel, 07 February 2021 11:32

 

Mediet serbe shkruajnë këtë të diel të alarmuara se Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar homologut të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, të njohë Kosovën.

Në një letër urimi drejtuar Presidentit Vuçiç, mediet fqinje shkruajnë se Kreu i SHBA-ve ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë - Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

LEXO EDHE:
Meta: Treni i integrimit është nisur dhe nuk ndalet as pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mjerë kush i del para!

Siç njoftojnë mediat serbe, në letrën e tij presidenti amerikan, duke uruar presidentin Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë.

 

Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

 

Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për urimin për Ditën e shtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, që janë kryesisht protokollare, një mesazh i llojit të tillë u dërgua për herë të parë, në të cilin apostrofohet se zgjidhja e çështjes së Kosovës me njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi. 15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...