“Do të nisë një erë e re”, Basha pas takimit me ministrin hungarez: Pas 25 prillit PD dhe opozita e bashkuar do bëjnë gjithçka që integrimi drejt BE të jetë sukses

Premte, 12 February 2021 14:48

 

 

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó, ndërsa ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë.

 

 

“Takova zotin ministër të Jashtëm të Hungarisë në selinë e PD, të një vendi mik, që ndajmë miqësi që nga koha e Skënderbeut. Shpreha mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE. Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve. E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit.”, tha Basha

Modifikuar më Premte, 12 February 2021 16:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...