“Aleanca për Dhurimin e Gjakut”/ Presidenti Meta nga Vlora: Dashuri në veprim për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish

Premte, 12 February 2021 16:39

 

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte këtë të premte i pranishëm në seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut, që u mbajt në qytetin e Vlorës në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij, “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Krahas qytetarëve dhe të rinjve vlonjatë, kësaj kauze humane iu përgjigjën dhe shtetas të huaj, të cilët jetojnë dhe punojnë në qytetin e Vlorës.

 

Në një prononcim për mediat, presidenti Ilir Meta falenderoi dhe i shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë dhuruesit e gjakut dhe theksoi se solidarizimi në këtë kauzë fisnike është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në kushtet kur pandemia dhe masat kufizuese, kanë sjellë ulje të numrit të dhuruesve dhe rritje të nevojës për gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Vlora ka qenë gjithmonë e para në udhëheqjen e kauzave sociale dhe kombëtare, duke dhënë edhe sot shembullin e saj të jashtëzakonshëm të solidaritetit me kauzën humane të dhurimit të gjakut.

Dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët dhe të rinjtë e Vlorës, që në këto momente kritike për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, ju përgjigjën thirrjes së ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’.

 

Një falenderim të veçantë dhe për të gjithë të huajt, të cilët jetojnë e punojnë në Vlorë, të cilët edhe falë inisiativës së blogeres britanike Alice Taylor, dhuruan gjak me dëshirën dhe iniciativën e tyre, duke ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre që e kanë të domosdoshme marrjen e gjakut.

‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, do vijojë të ndalet në të gjitha qytetet e Shqipërisë si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë”, u shpreh presidenti Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...