Policia padit drejtuesen e LSI në Durrës, Elona Guri pas protestës kundër gjobave arbitrare ndaj qytetarëve

Premte, 12 February 2021 19:59

 

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht drejtuesen e LSI në Durrës, Elona Guri, pas protetës që u zhvillua sot kundër gjobës 50 milionë lekë që ju vendos pensionistit Abdullah Deliallisi.

Protesta u zhvillua para Drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe pjesëmarrësit respektuan masat anti covid duke mbajtur maska dhe distancë. Megjithatë Policia e Shtetit, ashtu si dhe në gjobën ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi ka vendosur të përdoret politikisht duke proceduar Elona Gurin.

 

Reagimi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-cocid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj. Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit. Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin”.

 

Siç shihet dhe në videon më poshtë, protesta para Drejtorisë së Policisë së Shtetit ishte me maska dhe asnjë prej pjesëmarrësve nuk ka shkelur protokollin kundër pandemisë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...