Kim Mehmeti: PS kompani private e Piktorit që tallet me shqiptarët

Premte, 12 February 2021 22:31

 

Analisti Kim Mehmeti, në Syri Tv, tha ndër të tjera në komentin e javës se është naivitet i madh të krahasosh Edi Ramën apo Piktorin siç ai e quan me Albin Kurtin, apo Rilindjen me Vetëvendosjen.
“E majta e piktori nuk ështe as e majtë dhe as e djathtë.
E majta e piktorit është tallje, është një ideologji e bazuar në batuta, aq sa shkon edhe në poshtërimin e popullit të vet, sa shkon në shtëpinë e një gruaje dhe i thotë do të të sjellë një dem, jo për ty po për lopën,
Dhe i gjithë populli qesh. Shqipëria zbavitet me batutat e piktorit. Kosova është pak më serioze. Duhet ta pranojmë. Kosova nuk lejon ta tallesh, Ajo mund të lejojë ta vjedhësh sepse nuk e shikon hajdutin kur i fut dorën në xhep, por nuk lejon ta tallësh. Kjo më habit që Shqipëria lejon piktorin ta tallë. Është mëkat që të krahasosh piktorin me Albin Kurtin. Është naivitet që të krahasosh Vetëvedosjen me Rilindjen.
Piktori dhe Rilindja nuk kanë asnjë koncept politik Ai është vetëm kap çfarë të kapësh dhe merru me batuta. Zbavite popullin që të mos ketë nevojë as të shkojë në kinema, as në cirk. Qeveria në Shqipëri është edhe kinema, edhe cirk. Me atë që mendoj unë LSI është e majtë në Shqipëri, kurse PS prej kohësh është një kompani private e piktorit”,- tha Kim Mehmeti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...