Prokuroria mbyll çështjen e shoqërimit, Caka: Kështu inkurajohen militantët e Policisë të rrahin e të vrasin këdo

E Enjte, 18 February 2021 11:05

 

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të kërkojë pushimin e çështjes së shoqërimit të saj dhe të 4-tër personave të tjerë në komisariat, ndër ta edhe gazetari Alfred Lela, në ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas saj, Prokuroria ka heshtur përballë të gjithë provave.

”A i kërkoi të gjitha provat Prokuroria, pasi nga shqyrtimi i kërkesës për pushimin e çështjes, më rezulton se Prokuroria ka thirrur për marrje në pyetje vetëm njërën palë, vetëm efektivët e Policisë, të cilët për asnjë arsye në botë nuk do t’a ‘lëshonin’ njëri-tjetrin? Pse Prokuroria nuk ka kërkuar të dëgjojë dëshminë e Alfred Lelës, i cili u masakrua nga dhuna policore?”,-shkruan më tej Caka në facebook.

 

Caka bën me dije se do ta vazhdojë këtë betejë ligjore deri në fund. ”I bëj thirrje Gjykatës për objektivitet në gjykim, të çlirohet nga ndërhyrja e niveleve të larta të politikës dhe të japë drejtësinë e duhur për qytetarët. Një veprim i tillë inkurajon militantët e Policisë të rrahin e të vrasin këdo që u del përpara, por në mënyrë absolute nuk do të na ndalë ne, për të rezistuar ndaj paligjshmërisë. T’a harrojnë sot e mot! Përballë do na kenë në çdo hap të paligjshëm që do hedhin”,-thotë më tej ish-deputetja.

Postimi i plotë

Prokuroria e Tiranës vendos të kërkojë pushimin e çështjes së shoqërimit tim dhe 4 personave të tjerë në komisariat, ndër ta edhe gazetari Alfred Lela, në ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar? Arsyetimi është ”mungesë provash” për kryerjen e veprimeve arbitrare! Skandaloze! Çfarë provash kërkon më shumë prokuroria, kur filmimet janë aty dhe tregojnë arbitraritetin e veprimeve, si në momentin e kapjes, ashtu edhe gjatë shoqërimit?

Çfarë provash kërkon më shumë prokuroria kur ekziston një raport mjeko-ligjor, i cili paraqet dëmtime mbi 9 ditë? A i kërkoi të gjitha provat Prokuroria, pasi nga shqyrtimi i kërkesës për pushimin e çështjes, më rezulton se Prokuroria ka thirrur për marrje në pyetje vetëm njërën palë, vetëm efektivët e Policisë, të cilët për asnjë arsye në botë nuk do t’a ‘lëshonin’ njëri-tjetrin? Pse Prokuroria nuk ka kërkuar të dëgjojë dëshminë e Alfred Lelës, i cili u masakrua nga dhuna policore?

Pse Prokuroria nuk ka kërkuar të marrë dëshminë e 2 djemve, që u shoqëruan dhe dhunuan vetëm pse hynë për të ndaluar shoqërimin tim të padrejtë? Pse Prokuroria nuk ka thirrur për dëshmitar okular bashkëshortin tim, i cili ishte dëshmitar i dhunës së ushtruar në makinën e Policisë?

Si është e mundur që Prokuroria nuk pasqyron në procesverbalet e përballjes mes palëve përpara OPGJ-së, kërkesën për falje të efektiveve të Policisë? Pse kërkon falje dikush që nuk ka bërë asnjë faj? Si është e mundur që deri përpara 2 muajsh efektivet e Policisë, përfshirë në këtë çështje, nuk gjenin rehat duke ”futur” njerëz për të mbyllur procesin, me argumentin se shefat e tyre i kishin braktisur në këtë çështje, ndërsa sot çështja kërkohet të pushohet sa hap e mbyll sytë?

Unë do t’a vazhdoj këtë betejë ligjore deri në fund edhe pse besimi im në institucionet e drejtësisë, ka kohë që ka marrë fund. I bëj thirrje Gjykatës për objektivitet në gjykim, të çlirohet nga ndërhyrja e niveleve të larta të politikës dhe të japë drejtësinë e duhur për qytetarët. Një veprim i tillë inkurajon militantët e Policisë të rrahin e të vrasin këdo që u del përpara, por në mënyrë absolute nuk do të na ndalë ne, për të rezistuar ndaj paligjshmërisë. T’a harrojnë sot e mot! Përballë do na kenë në çdo hap të paligjshëm që do hedhin!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...