Basha pritet me protokoll kryeministri në Kroaci: Angazhim evropian të qeverisë pas 25 prillit, Plenkoviç ofroi mbështetje politike dhe teknike

E Enjte, 18 February 2021 12:00

 


Kreu i PD-së Lulzim Basha u prit sot me protokoll kryeministri në Zagreb, ku u takua me kreun e qeverisë kroate Andrej Plenkoviç, dhe anëtarë të tjerë të kabinetit.

 
Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i opozitës shqiptare i njohu drejtuesit e qeverisë kroate me planin e tij për integrimin si dhe angazhimin e tij nesër në qeveri për të bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për të t’u bërë pjesë e BE, proces që sipas Bashës ka ngelur në vendnumëro këto 8 vite.

“Dua ta falënderoj kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç për pritjen miqësore që më rezervoi së bashku me ministrin e Jashtëm dhe të Brendshëm të qeverisë së Republikës së Kroacisë. Për mua dhe për Partinë Demokratike, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa përshpejtimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë pas ngecjes në vendnumëro gjatë 8 viteve të këtij procesi. Për këtë arsye ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve. Kjo ka qenë në qendër të bisedës që kam zhvilluar me mikun tim, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ashtu siç bashkëpunuar gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ashtu do të bashkëpunojmë ngushtësisht edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë kuadër, përvoja dhe ndihma e Kroacisë që është dhe vend anëtar i BE, është shumë e vyer për ne. Jam i lumtur të ndaj me ju angazhimin e kryeministrit Plenkoviç për të na ndihmuar në këtë proces qoftë me mbështetje politike në tryezën vendimmarrëse të BE, siç bëri gjatë Presidencës kroate, kështu edhe në nivelin teknik që të jemi sa më të përgatitur e të ecim sa më shpejt në këtë process”, tha Basha.

“E njoha kryeministrin Plenkoviç me platformën tonë të integrimit dhe me vullnetin dhe vendosmërinë tonë për të bërë të gjitha detyrat që do të çojnë në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe thithjen e fondeve për vendet aspirante, përmes të cilave ne do të zhvillojmë dhe modernizojmë ekonominë e vendit dhe do ju vijmë në ndihmë veçanërisht të rinjve, biznesit të vogël e të mesëm dhe fermerëve shqiptarë.

Unë jam i bindur se do të ja dalim siç bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, siç liberalizuam vizat, hoqëm vizat për shqiptarët, do të bëjmë realitet edhe Shqipërinë europiane me ndihmën e BE dhe vendeve anëtare duke përfshirë këtu Kroacinë mike dhe aleate. Së fundmi, Kroacia ka një eksperiencë shumë të mirë edhe në fushën e turizmit, një prioritet i qeverisë time nesër, dhe për këtë ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht për të marrë modelet më të mira të zhvillimit që do të sjellin rritje ekonomike dhe punësim për qytetarët tanë”, vijoi kryedemokrati

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...