Kryemadhi: Prokurori dhe segmente të policisë në Elbasan po kërcënojnë kandidatët e LSI

Saturday, 20 February 2021 20:01

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një kërkesë dhe një akuzë të fortë për prokurorin e Elbasanit.

Nga studio e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, Kryemadhi tha se prokurori i Elbasanit po përdor pozicionin e tij për intimiduar kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllain e tij, Besjan Ajazin.

 

LEXO EDHE:
Masat shtesë anti-Covid, Pipero: Shkollat dhe lokalet të mbyllen deri në fund të marsit

Ajazi është njëkohësisht këshilltar I Taulant Ballës dhe kandidat për Partinë Socialiste në qytetin e Gramshit u shpreh ajo.

 

Për këtë arsye, Kryemadhi kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të rishikojë emërimin e Besjan Ajazit në prokurorinë e Elbasanit.

 

‘Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit. Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme. Ndoshta ky do të jetë një moment shumë i mirë, qoftë edhe konflikt interesi, ai njeri duhet të largohet nga qarku i Elbasanit si prokuror i prokurorisë. Sepse turp më të madh sesa instrumentet e Prokurorisë së qarkut të Elbasanit, apo dhe të policisë, e në emër të Taulant Ballës, do të më vinte shumë keq dhe do të ishte një zhgënjim shumë i madh nga institucionet ndërkombëtare, të cilët kanë harxhuar para pafund për të depolitizuar sistemin e drejtësisë. Jo vetëm që nuk e kanë depolitizuar, por përkundrazi u kanë dhënë teserën e partisë së Rilindjes’, ka theksuar Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...