“Përfaqësues i vlerave arbëreshe”/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e artistit Pino Cacozza: Energjitë e tij ia kushtoi ruajtjes së traditave shqiptare

Saturday, 20 February 2021 20:02

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e artistit arbëresh, Pino Cacozza. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se Cacozza ishte përfaqësuesi i vlerave arbëreshe. Sipas Presidentit, artisti i njohur ia kushtoi të gjitha energjitë e tij ruajtjes së kulturës dhe traditës shqiptare.

“Mësova me keqardhje për ndarjen nga jeta të artistit, shkrimtarit, kompozitorit dhe këngëtarit të dashur arbëresh, Pino Cacozza, i cili gjithë energjitë e tij ja përkushtoi ruajtjes, përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës, traditave historike dhe kombëtare shqiptare.

Përfaqësues i denjë i vlerave më të mira të komunitetit arbëresh, kontributi dhe vepra e Pino Cacozza do të mbeten të paharruara, ashtu siç titullohet edhe një prej këngëve të tij më të bukura “Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes” (Jemi një kulturë, që nuk mund të vdesë), me të cilën fitoi edhe një nga festivalet e Këngës Arbëreshe.

Duke ndarë dhembjen me familjen e tij dhe me të gjithë komunitetin e dashur arbëresh, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkruan presidenti Ilir Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...