Analiza/Shqipëria rrezikon të humbë 453 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit

Diel, 21 February 2021 20:18

 

Qeveria shqiptare po përballet me një sërë kërkesash për arbitrazh pas prishjes së kontratave, apo konflikteve të tjera. Si qëndron sot bilanci në raport me çështjet në Arbitrazh. Sa rrezikon të paguajnë taksapaguesit për gabimet që po kushtojnë shtrenjtë. Kush duhet ta mbajë përgjegjësinë

Arbitrazhet kanë filluar të mbijnë si kërpudhat pas shiut për shtetin shqiptar, në gjykatat ndërkombëtare. Më shumë sesa si luftë me biznesin apo akuzave për kthim në një skemë biznesi të kësaj praktike, shqetësues është fakti që dëmi potencial, i cili u kanoset xhepave të taksapaguesve, po rritet dita-ditës. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020. Në total, dëmshpërblimi potencial llogaritet rreth 450 milionë euro.

 

Por pse konsiderohet potencial? Për disa prej çështjeve, shqyrtimi është ende në fazat e hershme dhe nga ana e gjykatave nuk është dhënë një vendim në favor të njërës apo tjetrës palë. Për t’ju përgjigjur ritmit të ankesave, shteti shqiptar ka angazhuar Avokaturën e Shtetit në kërkim të studiove të huaja ligjore, të cilat do ta përfaqësojnë në këto përballje që ende nuk kanë nisur. Vetëm në harkun e një muaji, Avokatura kërkoi tre studio ligjore të huaja, të cilat do ta asistojnë në përballjet e saj. Po si qëndron sot bilanci në raport me çështjet në Arbitrazh.

Ministria e Financave tha zyrtarisht se vendimet e arbitrazheve, nëse nuk kanë marrë formë të prerë, konsiderohen si detyrime kontingjente për buxhetin. Financat pohojnë se kanë dy detyrime të tilla, “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë” (Becchetti) për 108 milionë euro (për të cilin Avokatura e Shteti ka kërkuan anulimin) dhe Detyrimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej 550,000 eurosh, për çështjen e Arbitrazhit “Valeria Italia S.R.L”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...