Xhixho: Më 25 prill, votë ndëshkimi për qeverinë që rrënoi vendin e çoi në mjerim ekonominë shqiptare

Hënë, 22 February 2021 11:28

 

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho thotë se “shqiptarët po vuajnë krizën e pandemisë që përditë thellon bilancin tragjik, pa ndihmë dhe asnjë mbështetje nga qeveria e propagandës, shtohen zerot në shumat që shteti shqiptar duhet të paguajë për arbitrazhet, në gjykatat ndërkombëtare”.

 

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se dëmi nga humbjet në arbitrazh për shtetin shqiptar llogaritet rreth 450 milionë euro.

 

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos

Ndërkohë që shqiptarët po vuajnë krizën e pandemisë që përditë thellon bilancin tragjik, pa ndihmë dhe asnjë mbështetje nga qeveria e propagandës, shtohen zerot në shumat që shteti shqiptar duhet të paguajë për arbitrazhet, në gjykatat ndërkombëtare. Disa herë kam denoncuar me shifra se si dëmi potencial, që u kanoset xhepave të taksapaguesve, njeh vetëm rritje.

Një dëm që në total llogaritet rreth 450 milionë euro. Vetem nga Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë” (Becchetti) shuma është 108 milionë euro, detyrimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej 550,000 eurosh, për çështjen e Arbitrazhit “Valeria Italia S.R.L” përballja me “Aktor” dhe “Copri” llogaritet 45 milionë USD, Dondi & Kubota” kundër Shqipërisë llogaritet 90 milionë euro, janë vetëm disa nga shumat që do u rëndojne familjeve shqiptare.

 

Bashkë, më 25 prill, votë ndëshkimi për qeverinë që rrënoi vendin e çoi në mjerim ekonominë e familjet shqiptare. Votë për ndryshimin, për mirëqenie e siguri

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...