”Kërcënime në administratë”, Bardhi mesazh për Policinë: PD po ju monitoron, ne nuk trembemi

Hënë, 22 February 2021 11:45

 

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, njëherësh edhe sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po kërcënon dhe shantazhon punonjësit e administrates, ndërsa nuk kurseu paralajmërimet as për drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilëve u rikujtoi se janë në monitorimin e PD-së. Sipas tij, Policia dhe Prokuroria janë kthyer në vegël të Taulant Ballës.

”Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale. Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.

 

Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PDsë. Do të duhet të zbatojë ligjin nuk duhet ti shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit.

Jam angazhuar që ti sigurojë qytetarët që të votojnë të lirë. Asnjë kundërshtar që ka 8-16 vite nuk më tremb por më motivon për një model të kundërt të asaj që Balla ka ofruar në këto vite. Këto bashki vijojnë të jenë njelloj si 8 vite më parë”,-tha Bardhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...