“Të mos harrojmë që ka edhe 26 prill”, Meta paralajmëron: Të bëjë kujdes çdo zyrtar që shkel ligjin! S’ka kartelë mjekësore që i shpëton

E mërkurë, 24 February 2021 14:14

 

Presidenti Ilir Meta i mëshoi edhe sot në konferencë me gazetarët premtimit të tij për të ruajtur siç thotë votat e shqiptarëve më 25 prill. Ai paralajmëroi sot çdo zyrtar që përfshihet në veprimtari antiligjore me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve.

 

“Në 25 prill është një ditë e madhe në historinë e vendit ku Presidenti ka vetëm një votë si çdo qytetar. Vota është kundër oligarkisë. Por të mos harrojnë që ka edhe 26 prill për të gjithë këta që firmosin kështu fshehurazi, se kush ka kartelë mjekësore do kërkojë rrethana lehtësuese pastaj…paralajmëroj sot çdo zyrtar, të ketë kujdes në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Nuk mund të degradojë më demokracia jonë dhe shteti ynë në këtë situatë”,- tha Meta.

 

I pyetur nëse do dalë më Presidneti në shesh sin ë 2 mars, Meta shtoi: “Ilir Meta nuk vuan të dalë nëpër sheshe, mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë, në bulevard se shkoj tek kushëriri im në Maliq në Korçë të pi një gotë raki, pas dy ditësh atij i shkon policia natën për konrtroll. Jo po se ti ke një cun në Amerikë, jo ai ka bërë një video me armë. Unë po shkova në Maliq nuk i shkoj më atij në shtëpi se i shkon policia. Vajtëm edhe në Durrës ne, respektuam kushtet e masave anticovid ikëm ne u mor kryetari i shoqatës i vunë gjobë 50 mln lekë. Do shpëtojmë popullin nga gjobitjet, do dal me qytetarët në rrugë. Për cfarë? Për të kërkuar votën”,- tha ai.

Sa për mënyrën se si PD dhe LSI po hyjnë në zgjedhje, Meta tha se nuk ishte pyetje për Presidentit.

“Të dalin si të dëshirojnë, kjo nuk është çështje e Presidentit për mua ka rëndësi të bëhet thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në zgjedhje. Të shikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit. I ftoj të rinovojnë kartat e identitetit”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...