Më 26 prill Balla do të bëhet…”! Meta paralajmëron numrin dy të PS: Deri atëherë ji i kujdesshëm!

E mërkurë, 24 February 2021 14:17

 

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër kreut të grupit parlamentar të PS, Tualant Balla, pas akuzave të këtij të fundit se ai takohet me prokurorë dhe gjyqtarë të larguar nga Vettingu.

Meta tha se Ballën e nxjerrin për të sharë e provokuar, por më 26 prill do të bëhet një qytetar që do të respektojë Kushtetutën dhe institucionet.

 

“Po të rrish tërë ditën me oligarkun, vetëm gjëra të tilla të pjell mendja, sic ishte vizita ime në Librazhd, që e dinë të gjithë njerëzit ata. Më ftoi Taulanti mua dhe nuk vajta? Taulantin e nxjerrin për të sharë e provokuar, atë detyrë ka. Unë e di që më 26 prill do të bëhet një qytetar që do të respektojë Kushtetutën dhe institucionet. Deri atëherë edhe ai të jetë i kujdesshëm. I vetmi personazh që ka probleme me Kushtetutën është kryeoligarku, për të tjerë nuk di. Presidenti iu bën thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë, të shkojnë të votojnë. Nëse këto që them unë nuk jam të vërteta, ata e dinë shumë mirë si të votojnë. Gjithë qëllimi është për të instaluar një tirani.

Duhet ta kenë parasysh të gjithë se nuk mund të mbahet më peng Shqipëria, se po mbahet peng integrimi. I dini dosjet e Dibrës dhe Shijakut, që tronditën gjithë botën. Shqiptarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë të lirë dhe jam i sigurt që ata do të rivendosin demokracinë, rendin kushtetues dhe do të ringrihet Shqipëria plot dinjitet”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...