Çfarë ndodh në rast se Kuvendi nuk reflekton për ligjet e kthyera? Meta: Nëse do kishim reformë në drejtësi të suksesshme s’do kishin guxuar kurrë…

Saturday, 27 February 2021 13:29

 

Presidenti i vendit, Ilir Meta në konferencë për mediat pasi bëri publike argumentet e kthimit të ligjit për koncesionin e Aeroportit të Rinasit iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve, që donin të dinin aksionin e tij të radhës, në rast se Kuvendi nuk reflekton.

Meta tha se një gjë e tillë s’kishte për të ndodhur kurrë në rast se vendi do kishte një reformë në drejtësi të suksesshme.

“Lidhur më sjelljen e Kuvendit që në shumë raste nuk reflekton ndaj kthimeve dhe argumenteve të Presidentit unë bëj detyrën time. Jemi edhe në prag bërje listash dhe ju premtohet të gjithëve të ngrenë kartonin e të ulin kokën për çështje që ju rëndojnë në xhepa shqiptarëve. Paralajmërimet janë bërë nga ana e Presidencës, janë të argumentura. Nëse do kishim reformë në drejtësi të suksesshme kurrë nuk do kishin guxuar ministrat, qeveria e Kuvendi të bënin ato që bëjnë ashtu edhe afera të tjera. Pas 25 prillit çdo dëm i bërë ndaj qytetarëve do ndiqet plotësisht”,- tha ai

 

Sa për situatën e pandemisë, Presidenti u shpreh se ishte kryeministri ai që vendosi të mos bashkëpunojë më me institucionin që ai drejton.

“Unë e mblodha disa herë Këshillin e Sigurisë për pandeminë, bëra përpjekje të bashkëpunoj. Ju e dini kush ia vuri tritolin bashkëpunimit. Në spitale mungojnë pajisjet, niveli i mortalitetit në vend është i lartë”,- shtoi ai

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...