Banorët te zona e Bulevardit të Ri: Jetojmë si në geto. Albana Vokshi: Rama ka lënë në baltë shqiptarët

Saturday, 27 February 2021 14:56

 

Koordinatorja politike, Albana Vokshi, u takua me banorë të njësisë 9, të cilët jetojnë te zona e bulevardit të ri, pak minuta larg qendrës së Tiranës. Banorët e kësaj zone i tregojnë Vokshit problemet, me të cilat përballen në përditshmëri.

Një kryefamiljare i tregoi Albana Vokshit se ka në shtëpi vetëm 1 mijë lekë, jeton me borxhe dhe me lista në dyqane. “Marr asistencë 15 mijë lekë të vjetra. Fshihem, kur kaloj para dyqaneve, nga borxhet”- tha ajo. 2 kryefamiljarë të tjerë dëshmuan se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin e caktuar pas prishjes së shtëpive.

 

“Më prishëm shtëpinë që e kisha prej 100 vjetësh. Nuk kam marrë asnjë lek. Na e morën shpirtin fare”- u shpreh një qytetar. “Na i shembën shtëpitë me dhunë dhe na kanë braktisur këtu si në geto, ku nuk kemi asnjë dalje ne bulevard dhe komunikim me hapësirat e tjera.”- tha një tjetër, duke treguar sesa shumë u është vështirësuar jeta këto 8 vjet.

“8 vjet e ka lënë në baltë Shqipërinë, ju ka lënë juve në baltë. As shërbimë, pas punë, tani ju grabit dhe pronat me dhunë pa kompensim. Ky kryeministër, nuk ka menduar as për ju që ia keni dhënë votën. Është siç thonë shqiptarët – i mbush xhepat e vet dhe nuk do t’ia dijë për asnjë. Në 25 Prill të votojmë që ta çojmë Ramën në shtëpi, që të fitoni atë që ju takon. Fëmijët tuaj nuk mund të jetojnë në kushtet e një getoje. Do të nxjerrim Shqipërinë nga kriza dhe do të punojmë për fëmijët dhe të rinjtë që mos largohen nga vendi.”- tha Albana Vokshi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...