Kryeministri Rama në një konferencë shtypi të stërzgjatur tha ndër të tjera se listat janë korrekte dhe sejcili që e ndjen veten keq le të konkurojë ose të ikë
I pyetur për Fatmir Xhafajn të cilin e ka renditur të 23-tin në listën e Tiranës, nga ku janë 36 deputetë, kryeministri u ndje keq pasi e dinte dhe vetë se asnjë justifikim nuk shkonte, por tha se Fatmiri do ta përballojë sfidën.
Por lënia e Fatmir Xhafajt pas emrave si Elisa Spiropali apo Ervin Bushati të cilët nuk kanë asnjë kontribut për PS-në, e ka bërë kryeministrin të shigjetohet nga mediat.
Fatmir Xhafaj do të përballojë pabesinë e kryeministrit Rama dhe do të sfidojë krejt shpurën e listës servile të kryeministrit, duke marrë me shumë vota se sa vetë kryetari i PS.
Fatmir Xhafaj do fitojë si deputet, pasi do të sfidojë eunukët e kryeministrit që janë në listë të sigurtë. Xhafaj e ka betejën me PD, por me shumë me partinë e tij