Sali Berisha: Lista gijotinë e dekapitimit të PS!

Tuesday, 09 Mars 2021 15:35

 

Sali Berisha

Nga Sali Berisha –

Klanet e drogës, krimit dhe vjedhjes pushtojnë listën e narkoqeverisë.

 

Mediat botërore DW, VOA japin lajmin se Edi Rama heq nga lista, pret kokën e 35 personaliteteve të PS.

Përveç këtyre, ai me një mekanizëm djallzor de facto ka nxjerrë jashtë parlamentit Gramoz Ruçin, Taulant Ballën, Pandeli Majkon, Fatmir Xhafën, Blendi Klosin etj etj. Këta te fundit ai i ka vendosur gjasme njëlloj si veten në vende në të cilat ata nuk futen kurrë në paralament. Por në të vërtetë ky është vetëm një kurth, sepse dihet se zgjedhësit e majtë në qarkun e Vlorës dhe Durrësit do të votojnë për të shpëtuar Kryetarin, pavarësisht nga pozicioni i listës duke nxjerrë jashtë liste deputetë që garojnë në listën e PS-së para tij.

Kështu, Rama si Kryetar mund të mbledhë vota më shumë se sa ata që ka vendosur para tij në listë, i sposton këta të fundit dhe i nxjerr jashtë parlamentit. Kjo ndofta edhe do të funksionojë me Kryetarin, por nuk funksionon kurrë me asnjërin prej eksponentëve të tjerë të PS-së, nga Tualant Bego Yaris tek Alket Hyseni, nga Fatmir Xhafa tek Gramoz Ruçi, nga Ndrikull Radari tek Pandeli Majko për të cilët çdo votues socialist e di se janë dënuar nga Kryetari për t’u sikterisur nga parlamenti.

Në listën e dekapitimit të PS-së, largimit të 35 personaliteve të kësaj partie dhe nxjerrjes me dredhi të 10 të tjerave nga parlamenti, vendet e arta i kanë pushtuar eksponentët e drogës, vjedhjeve, krimit dhe oligarkëve gjakpirës me në krye tigrin e korrupsionit Arben Ahmetajn, padrinon me lidhje të ngushta gjaku me klanet e kokainës më të fuqishme të Europës dhe vrasës me pagesë si Rrahman Rraja, Ndrikull Hajnia, Alqi Bllako, Ergys Çyrbja, Ndrikull Helikopterrin, Gerta Duraku, Ilir Ndraxhi, Kabir Fishta etj etj.

Për të ilustruar po jap vetëm një shembull: Pandeli Majko në pozicion humnere, dy vende para tij Alqi Bllako i “Djegësve” apo vjedhjes së përbashkët Rama-Koka-Ahmetaj-Veliaj.

Poshtërimi nuk mund të ketë emër tjetër!

Pra, lista e PS-së është më shumë se çdo listë tjetër deri sot lista e parave të korrupsionit, drogës dhe krimit, balozëve të zinj të drogës, krimit, vjedhjeve dhe korrupsionit.

Në të vërtetë kjo është lista e mbijetesës së Edvin Ramës, e shpëtimit të lëkurës së vet pas disfatës. Ai e di mirë se shumë nga ata që janë hequr nga lista mezi prisnin humbjen e Ramës për t’i bërë atij gjyqin public, përjashtimin nga PS.

Përveç kësaj Edi Rama e di se lidhjet e krimit janë më të fortat dhe më të tmerrshmet ndaj dhe i përcaktoi ato si kriterin më kryesor për sigurinë në listën e tij. Ai e bëri këtë për shkak të disa dosjeve të mëdha që rëndojnë mbi të dhe për të cilat e presin dekada qeli e burg.

Pra, lista Rama në këtë kontekst mund të quhet edhe lista e shpëtimit të lëkurës së tij.

Rahmet Edvin!Amin

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...