Mjeku i njohur: Masha politike me aftësi të kufizuara mjekësore, qenka shpërblyer me një vend si deputete

Tuesday, 09 Mars 2021 16:05

 

Mjeku shqiptar Arjet Gega, i cili ka mbaruar në Yale University, një nga 5 universitetet më prestigjioze në botë, shkruan i revoltuar se industria mafioze e Covid-19 vazhdon të rrjepë shqiptarët.

Me një status në Facebook, Gega shkruan se ‘promovuesja kryesore e recetave 9-medikamentëshe që vazhdojnë të dëmtojnë shqiptaret si nga shëndeti ashtu edhe nga xhepat, masha politike me njohuri profesionale tepër të kufizuara, qenka shpërblyer me një vend si deputete!’.

 

LEXO EDHE:
‘Një herë është Asadi para tij, një herë është ai para Asadit, Duka - Ramës: Humbje kohe të merresh...

Reagimi i plotë i mjekut Arjet Gega:

 

 

Industria mafioze e COVID19 në Shqipëri vazhdon të vegjetojë lirshëm, e promovuar nga sistemi i krimbur dhe i pashkolluar shëndetësor, shtetëror dhe privat.

 

Me mijëra analiza gjaku të panevojshme, me qindra skaner pa indikacion, me mijëra doza antibiotike me spektrum të ngushtë dhe të gjerë, steroide, antikoagulante, medikamente fantazme ‘antivirale’, vitamina e minerale, medikamente të tjera pa indikacion, vazhdojnë të varfërojnë xhepat dhe dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve, të cilët të frikësuar nga virusi i rëndë dhe të tmerruar nga gogoli i spitaleve makabër, shantazhohen që të paguajnë me qindra dollarë në këtë sistem mafioz, që në vetvete është mashtrim më i madh edhe se firmat piramidale.

Promovuesja kryesore e recetave 9-medikamentëshe që vazhdojnë të dëmtojnë shqiptaret si nga shëndeti ashtu edhe nga xhepat, masha politike me njohuri profesionale tepër të kufizuara, qenka shpërblyer me një vend si deputete!

Nuk besoj qe është surprize kjo që ndodhi, në një vend ku dështimi shitet si sukses, mediokriteti dhe injoranca si heroizëm dhe vjedhja si përkujdesje.

Por gjithë këta muaj prisja që të paktën njerëzit që kanë pesë pare tru, ose ata që janë të sinqertë për të bërë opozitë të ishin marrë me zonjën në fjalë, si dhe shokët e saj të mirënjohur, ose kolegët e saj anonimë kudo në Shqipëri, që vazhdojnë të zhvasin shqiptarët masivisht.

Sinqerisht e kam shumë të vështirë të kuptoj se ku mbarojnë injoranca dhe padituria dhe ku fillon ligësia dhe hajdutëria

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...