Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, i zgjedhur nga PD si kandidat për deputet në qarkun e Lezhës, në një intervistë për “News24” të gazetares Marsela Karapanço, tregoi arsyet se përse pranoi të kandidonten si deputet.
Gjekmarkaj sqaroi se ftesa i është bërë nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe shtoi se e ka pranuar me kënaqësi. Ndërkohë i pyetur për arsyet, Gjekmarkaj tha se një ndër më kryesoret është Edi Rama, i cili sipas tij ka shkaktuar shumë pakënaqësi në vend.
Pyetje: Më mirë nga studio e lajmeve si analist apo deputet?
Agron Gjekmarkaj: Janë etapa të ndryshme, i shoh si vazhdim. Rrëshqitja ime në politikë është analiza politike
Kush ua komunikoi?
Gjekmarkaj: Basha, e falënderova Bashën, e pranova me kënaqësi.
Sa kohë keni që jeni në dijeni?
Gjekmarkaj: Ky është një diskutim tavoline, nuk ka rëndësi.
Interes ka, është i minutës së fundit?
Gjekmarkaj: Është një propozim jo shumë i hershëm, por në kohën e duhur.
Çfarë ju bindi?
Gjekmarkaj: Njeriu që më ka bindur është Edi Rama. Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës.
Duke bërë një bilanc, ju e keni zgjedhur me bindjen e plotë për të qenë në foltore, pasi dhe ju i
keni kritikuar shpesh deputetët?
Gjekmarkaj: Nuk do të jem si deputetët që kam kritikuar, nuk do e kem qëllim në vetvete kritikën, por nuk do i shmangem kur duhet me e bërë. Nuk do të më shikosh në pozicionin e njeriut qesharak, që të zezës i thotë e bardhë dhe të bardhës së kuqe.
Ju jeni në Lezhë, e zgjodhët vetë?
Gjekmarkaj: Unë skam bëre asnjë kërkesë, më ka ardhur e tillë nga Basha. Kam menduar të hy nr. 2 në listën e Lezhës, ofertë që e kam pranuar