Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit, Nasip Naço u ka dërguar mesazh qytetarëve atje duke kërkuar votën në zgjedhjet e 25 qershorit.
Nëpërmjet një sms-je të siguruar nga “Panorama”, Naço shkruan se: “I larguar nga eksperimentet e dështuara politike të LSI, kërkoj mbështetje tuaj për të votuar si kandidat me Nr.4 të Partisë Socialiste”.
Në përgjigje, një qytetar i shkruan: “Meqenëse më ke shkruar dy herë, po të përgjigjem dy herë Jo shoqëruar me dy arsye. Të kam mbështetur disa herë kur ke qenë i pari në lista ndërsa të votoj për të katërtin më ikën vota dëm. 2 Berati nuk ngelet pa dhallë se ngordhi një dhi në Velabisht