Eksplozivi në makinë/ ‘VOA’: Një formë paralajmërimi për prokurorin, apo bashkëshorten e tij

Premte, 12 Mars 2021 10:34

 

Një shpërthim eksplozivi ndodhi mbrëmjen e së enjtes në parkimin e Qendrës “Kristal”, në një zonë të populluar të kryeqytetit. Objekt i sulmit ishte automjeti privat i prokurorit Arjan Muça, i cili ka punuar si oficer i Policisë gjyqësore pranë Krimeve të Rënda, më pas ka punuar si prokuror në Gjirokastër e së fundmi i komanduar si Inspektor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me detyrën e shqyrtimit të dosjeve të prokurorëve, përpara se ata t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit.
Por ndërkohë edhe bashkëshortja e tij, Gentjana Muça është gjithashtu pjesë e sistemit të Drejtësisë, si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës. Një fakt i cili ka bërë që hetimet të shtrihen mbi dyshimet e një kërcënimi ndaj secilit prej bashkëshortëve.

Nga shpërthimi nuk ka patur dëme të tjera përveç automjetit. “Kemi një dëmtim me lëndë plasëse eksploziv të një mjeti Mercedes A class të vitit 2002, i cili i përket një prokurori që është i komanduar pranë KLP. Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme, dhe përdoret nga ky prokuror. Nuk ka dëmtime të automjeteve të tjera. Prej një periudhe 2-vjeçare çdo natë automjeti parkohet pranë kësaj qendre”, shpjegoi pak pas ngjarjes për gazetarët, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Nisur nga shpërthimi, vlerësohet se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël, e për pasojë dyshohet se ka qenë një formë paralajmërimi për prokurorin apo bashkëshorten e tij, e cila gjithashtu e përdorte automjetin./VOA

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...