Vetëm pas disa javësh, qeveria shqiptare e pranoi se në Shqipëri qarkullon varianti britanik i koronavirusit. Madje qeveria tha se ky variant qarkullon që nga janari.
Bëhet fjalë për një variant që është shumë më infektues dhe më vdekjeprurës.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se ky është një krim shtetëror kundër njerëzimit.
MESAZHI I BERISHES
Një krim i shëmtuar shtetëror!
Miq, Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehën për shkaqe elektorale prej 6 javësh variantin britanik, i cili është faktuar dy herë më vdekjeprurës dhe shumë më infektues se sa varianti i zakonshëm i Covid-19.
Ndërkohë që Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi deklaruan brenda javës praninë e variantit britanik në këto vende, kjo dyshe kriminale e mbajti të fshehur për qëllime elektorale për 6 javë praninë e tij në Shqipëri.
Çdo vend tjetër papërjashtim shfaqjen e këtij virusi e shoqëroi me masa të rrepta për kufizimin e përhapjes se tij, kurse dyshja famëzezë Xhahili i Surrelit - Ndrikull Hajnia masa e vetme që morën është fshehja për javë të tëra për motive elektorale e pranisë së tij në Shqipëri me pasoja vdekjen e qindra e qindra qytetarëve nga ky virus dy herë me vrasës se sa virusi i zakonshëm.
Ata njoftuan vetëm dje praninë e virusit në Shqipëri duke mos shtuar asnjë mase për mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e tij, por njoftimin e tyre e shoqëruan me lajmin se sot në Shqipëri mbërrijne 38000 doza vaksinë Astra Zeneca, të cilën e ndaluan për shkak të vdekjeve që shkakton, 6 vende të Europës.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe fshehjen elektorale të pranisë së variantit britanik të Covid-19 në Shqipëri nga dyshja famëzezë Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia si një krim të mirëfilltë shtetëror kundër njerëzimit