Meta: Përpjekje për grusht shteti! Opozita të zgjohet! Kryepalaços së bashkisë, mos iu bind urdhrave të të çmendurit

Premte, 12 Mars 2021 12:59

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka konsideruar një përpjekje për grusht shteti, ndërhyrjen e sotme në selinë e FRD, ose ndryshe selia e vjetër e Partisë Demokratike.

 

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi nesër, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhja, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese dhe është një paralajmërim për qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mbi procesin zgjedhor me garanci dhe integritet. I bëj thirrje gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vonë për jo për popullin shqiptar në rast se do vijojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë. Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës. Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara

Modifikuar më Premte, 12 Mars 2021 13:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...