Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku sekti i rrezikshëm i rilindjes ka guxuar të preki institucionin më të lartë të shtetit ,Presidentin e Shtetit .
Presidenti Meta shkoi sot në zyrat e FRD pasi u informua se ndaj kryetarit të saj, z.Sali Shehu po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e policisë. Siç mund të verifikohet edhe nga pamjet filmike dhuna e papranueshme dhe e dënueshme e policisë ndaj z.Shehu u ushtrua edhe në praninë e Presidentit Meta, çka ka sjellë ndërhyrjen e tij.
Është ngjarje e rëndë me pasoja të rrezikshme për vendin . Banda Rama- Veliaj nuk njeh me kufij, por është turrur në sulm kundër institucioneve . Presidenti i Shtetit është institucioni më i lartë, partitë politike janë institucione . Banditët e Ramës dhe Veliajt të veshur me uniformë po hedhin në erë dhe atë pak pjesë të shtetit që nuk e kanë kapur..
Kjo ngjarje e sotshme është prelud i fushatës së rrezikshme që do të bëjë ky sekt.