Kandidati serioz dhe me i rëndësishëm për në SPAK në kushtet e një shteti serioz është Erion Veliaj .
Që nga vrasja e Ardit Gjoklajt tek vjedhjet flagrante me tenderat , inceneratoret ,shembja e teatrit dhe Unaza me aferën 40 milion euro për 2 km rrugë dhe ndërtimi i pallateve për pastrimin e parave të piseta.
Mbi të gjitha për dy arsye madhore të cilat janë akuza lehtësisht të provueshme nga organet e drejtësisë:
1.Pastrimi parave të drogës në Tiranë
2. Bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kjo e fundit deri në nivel ndërkombëtar.
Por deri në këtë pikë anëtari i sektit të rilindjes në Shqipëri nuk kishte arritur ende,deri tek sulmi institucioneve .
Sot me atë që ndodhi në selinë e një partie politike e cila është institucion , ky hakmarrës i vogël që ka një kubature qesharake si njeri dhe si përfaqësues i sektit te rilindjes kërkon me çdo kusht jo vetëm imitimin e shëmtuar të shefit por dhe kapërcimin e tij .
Por meqenëse hetimet e prokurorisë së shtetit italian vazhdojnë dhe meqenëse vazhdojnë të jenë aty edhe letrat e bemave që ka bërë të cila nuk rregullohet dot me fantazinë qesharake të Maznikut ,kur Ramaforma të jetë vërtetë reformë në drejtësi ky njeri do të përgjigjet.