Meta dekoron aktorin e njohur Aleksandër Rrapi me titullin “Mjeshtër i Madh”: Këta janë bijtë e denjë të Shqipërisë, ambasadorët e kulturës kombëtare nëpër botë

E mërkurë, 17 Mars 2021 11:34

 

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie të posaçme artistin e njohur nga Berati, z.Aleksandër Rrapi me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë aktorit të talentuar e të spikatur shqiptar, dekoratën e lartë me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe interpretimet me mjeshtëri të lartë artistike të roleve të shumta në fushën e artit skenik, televizionit e kinematografisë, veçanërisht në skenat greke të teatrit e telenovelave dhe në diasporë. Me cilësitë dhe aftësitë e shquara artistike ka shënuar arritje të larta personale, si dhe ka demonstruar kudo vlerat më të mira të traditës së shkollës shqiptare të dramaturgjisë, artit dhe kulturës së vendit amtar”.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të artit e të kulturës, të pranishëm në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh se Aleksandër Rrapi i pajisur me talentin, përkushtimin dhe pasionin për artin e aktrimit dhe kinematografinë do të gdhendte faqe të rëndësishme suksesi në skenat e teatrit, filmit dhe ekranet e televizioneve, duke u konsideruar sot si njëri prej artistëve bashkëkohorë më të njohur të diasporës shqiptare.

Kreu i Shtetit theksoi se këta janë bijtë e denjë të Shqipërisë dhe ambasadorët e kulturës tonë kombëtare nëpër botë, për të cilët kemi kaq shumë nevojë dhe para kontributit të të cilëve përulemi me respekt

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...