Basha: Për 8 vite me radhë Rama ka nëpërkëmbur Vlorën. Kjo është një betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët

E mërkurë, 17 Mars 2021 11:36

 

Kreu i PD Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama për 8 vite ka nëpërkëmbur Vlorën dhe gjithë vendin. Gjatë vizitës së sotme në qytetin bregdetar, Basha tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe se kjo është një betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

 

“Jam i mrekulluar nga pritja. Lista e Vlorës njësoj si lista e Shqipërisë i mbërthen të gjitha kualitetet. 8 vite me radhë Rama ka nëpërkëmbur Vlorën dhe Shqipërinë. në vend të 300 mijë vendeve të punës ka pllakosur kriza. Emigracioni në Vlorë në përmasa të frikshme. Sipërmarrja vlonjate e ndjen këtë. Ka ardhur koha për ndryshim. Kjo që dëgjoj dhe prek kudo nuk është thjesht kërkesë për ndryshim, ndryshimi po vjen. E prek kudo dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Kjo betejë nuk është për Bashën apo Ramën, por është për shqiptarët, për të rinjtë që kanë kthyer sytë nga emigracioni, por që duhet t’i mbajmë këtu. Kjo është një betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj jemi bashkuar”, u shpreh kreu i PD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...