“Populli i 2 marsit është dhjetëfishuar”/ Ilir Meta: Presidenca, kala e papushtueshme! Shqipëria me çdo çmim do të…

E mërkurë, 17 Mars 2021 12:35

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se kur të gjitha institucionet e shtetit janë të kapura, Presidenca është një kala e papushtueshme.


Nga sheshi “Nënë Tereza”, ku Kreu i Shtetit foli për mediat paralajmëroi se populli i dy marsit është dhjetëfishuar.

Duke u ndalur tek përplasja me policinë bashkiake për zyrat e FRD, Meta u shpreh se u provokua dhunë në prani të Kreut të Shtetit.

“Ata persona që provokuan dhunën ndaj një partie të ligjshme sic është FRD në kulmin e zgjedhjeve në mënyrë banditeske, sot duhet të ishin marrë në ndjekje penale të paktën për shpërdorim detyre.

Në një vend ku funksionin shteti i së drejtës këto çështje zgjidhjen ose me marrëveshje ose zgjidhen në gjykatë.

Të ushtrosh dhunë me persona civile edhe në prezencë të presidentit, tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion dhe e kam thënë, Presidenca është një kala e papushtueshme e demokracisë, në një shtet ku të gjitha institucionet janë të kapura nga ana e partisë shtet, duhet të kemi të qartë që falë qëndresës së presidentit dhe popullit të 2 marsit, i cili është dhjetëfishuar sipas të dhënave që disponoj do të rivendoset demokracia në të gjitha institucionet”, tha Presidenti.

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

Sa i takon zgjedhjeve Presidenti deklaroi: “Kjo histori ka marrë fund. Shqipëri me çdo çmim do shkojë në zgjedhje të lira. Nuk ka sondazh të blerë dhe nuk ka plan djallëzor dhe monstruoz që të dekorojë votën. Ndryshimi në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Revolta për dhunimet që i janë bërë kushtetutës është e jashtëzakonshme

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...