“Duan të kapin reformën në drejtësi”, Meta për deklaratat e Ramës: Si mund të jetë më e kapur se sa është?! Dosjet e Shijakut e Dibrës u katandisën nga peshkaqenët tek cironkat

E mërkurë, 17 Mars 2021 12:53

 

 

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet sot gjatë një dalje për mediat në sheshin “Nënë Tereza” dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama se opozita dhe Presidenti duan të kapin reformën në drejtësi.

Ai tha se reforma s’mund të jetë më e kapur se sa është tani, duke iu referuar sërish çështjes së selisë së FRD. Ai mori si shembull dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, për të cilat tha se nga peshkaqenët u kalua tek ca cironka.

 

“Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi. Si mund të jetë më tepër se sa kaq. Vetëm rasti që përmendëm pak më parë. Ka ndonjë ndjekje penale për ta. Kush i del për zot letrës së Bakallit. Së dyti, ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, nga peshkaqenët që ishin që i ka parë gjithë botë, të cilët janë akoma në listat për deputetë kalohet tek ca cironka. Njësoj si me çështjen e drogës, në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e drogës, kapen ata për 2-3 gram kanabis”, deklaroi Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...