“Rama urren e shkatërron shtëpinë”, Kryemadhi në prezantimin e kandidatit të Fierit: LSI kërkon të kthejë çdo gjë në duart e të rinjve dhe të rejave

Diel, 21 Mars 2021 21:01

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një takim në qytetin e Fierit ka prezantuar kandidatin e LSI për këtë qark, Klajdi Bogdanaj.

 

Gjatë prezantimit, Kryemadhi e ka cilësuar Gogdanaj si një person që është rritur në strukturat dhe LSI, e kjo e fundit sipas saj, është një parti që i mbështet të rinjtë.

 

“Unë dua të falenderoj Klajdin, por nëpërmjet tij dua t’iu falenderoj edhe të gjithë juve. Ne me Klajdin njihemi që në themelimin e LSI-së. Kur është themeluar LSI-ja Klajdi ka qenë fëmijë dhe sot është baba. Kjo është LSI-ja, rritet me njerëzit, rritet me njerëzit e saj, rritet në vota. Por duhet të rritet edhe në profesionistë. Pra ne e duam sot Klajdin nga një gjimnazist që ishte në Fier, pastaj student i juridikut, tani e duam deputet. Por që të jesh deputet duhet edhe një përgjegjësi. E tha pak më përpara dhe zotëria, përgjegjësi dhe angazhim i yni, sepse në fund të fundit politika çfarë është? Është një instrument që ua bën njerëzve jetën ose më të vështirë ose më të lehtë. Dhe Klajdi e ka për detyrë që ta bëjë jetën më të lehtë, jo për ju që jeni këtu, por për brezin, për shokët, për të rinjtë, për të rejat jo vetëm të Portëzës, Roskovecit, Patosit, Cakranit e të Mallakastrës e Fierit, por për të gjithë Shqipërinë. Në fakt jo pa qëllim Klajdi është i treti i listës. Është i treti i listës sepse kërkon angazhim e para, e dyta tregon që LSI-ja i vlerëson dhe i rrit njerëzit e saj, sepse Klajdi është fëmijë i LSI-së dhe sot është burrë në LSI. Dhe nëse ne nuk do të mendojmë për vendin tonë, për të gjithë njerëzit me të cilët kemi ardhur deri këtu si një familje, normal që do të ndodhë ajo që ka ndodhur, ku taksat rriten, ku vendet e punës mbyllen, ku bizneset falimentojnë e çdo gjë tjetër. Vetëm hasmi e shkatërron shtëpinë. Vetë një njeri që urren çdo gjë e shkatërron shtëpinë. Dhe këtë ka bërë Edi Rama me Rilindjen. Prandaj dhe ne duam që të kthejmë çdo gjë në dorë të të rinjve dhe të rejave. Jo në dorë thjesht për të pasur një të ri, një 18 apo 20 vjeçar, por për t’iu dhënë shanset dhe mundësitë brezit të Klajdit, të Kejdit, të shumë të rinjve dhe të rejave të tjerë, që nuk janë thjesht të rinj, por janë njerëz me përgjegjësi, që kanë përgjegjësi politike, kanë angazhim politik, kanë dëshirë të jetojnë në Shqipëri. Dhe nëse ne nuk do të kemi një klasë politike që kërkon të jetojë dhe investojë në Shqipëri, që kërkon të rritet në Shqipëri, normal që ne do të kemi këtë shpopullim me këto ritme kaq të shpejta”, u shpreh Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...