Dëbora bllokon Rrugën e Kombit, shpërthejnë qytetarët: Dështim total, nuk ka borëpastruese

Diel, 21 Mars 2021 22:01

 

Mjaftuan pak reshje dëbore pranverore për të bllokuar Rrugën e Kombit, një arterie kryesore për lidhjen me pjesën veriore, verilindore dhe Kosovën. Vonesa e kompanisë për pastrimin e dëborës, por edhe problemet e disa makinave në qarkullim kanë shkaktuar kaos.

Të irrituar nga radhët kilometrike dhe pritja e gjatë e krijuar nga bllokimet, qytetarët e Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë “shpërthyer” duke shfryrë në rrjetet sociale me komente.

“Dështim total, bllokohet Rruga e Kombit për shkak të mungesës së borëpastrueseve. Rruga e Kombit pa koment” janë disa nga postimet e qytetarëve në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me Rrugën e Kombit, duke përsëritur situatën e pak javëve më parë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...