“Libri, ftesë për t’i dhënë fund plogështisë”, Basha: Jam ndër të parët që e kuptoj hidhërimin e zhgënjimin me politikën

Hënë, 22 Mars 2021 16:00

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se libri i tij “Misioni im” është një ftesë për t’i dhënë fund plogështisë.

Gjatë prezantimit të librit, lideri demokrat tha se është ndër të parë që e kupton mirë hidhërimin e zhgënjimin në politikë.

 

“Këta njerëz, njerëzit e mijë, shqiptarët e meritojnë dhe nuk na mungo asgjë për të siguruar kushtet e bashkëjetesës njësoj si në çdo shoqëri europiane dhe këtu se kam thjeshtë fjalën tek një nivel material i ekzistencës e kam fjalën në radhë të parë tek fytyra njerëzore e politikës, te politika si instrument shërbimi, te politika si i vetmi instrument ndryshimi. Kjo është bërë edhe më akute në këto tetë vitet e fundit ku nga njëra anë kemi parë de instutionalizimin e republikës pra rënien e institucioneve por përqendrimin pushtetit në duart e individëve ose më mirë të jem fare i qartë të një individi nga njëra anë dhe nga ana tjetër një sulm frontal ndaj politikës si e keqa. Natyrisht që unë e kuptoj njerëz. Jam ndër të parët që e kuptoj fare mirë hidhërimin zhgënjimin me politikën nga qytetarët por ka një investim diabolik, djallëzor, satanik do të thoja unë pikërisht nga pushteti që ka shkatërruar institucionet dhe j’ua ka hequr fytyrën njerëzore, ka mbyllur portat e tyre për njerëzit që të thotë tani që nuk është politika zgjidhja, po cila është zgjidhja atëherë, diktatura. Diktatura e njëshit. Sigurisht që politika është zgjedhja dhe institucionet e politikës, partitë politike janë zgjidhje ndaj reforma e tyre, reformimi i tyre i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha përthithja e njerëzve me dinjitet me integritet dhe me dëshirën për të shërbyer është e duhet të jetë misioni i përhershëm i partive politike, ky ka qenë objektivi kryesor që i kam vënë vetes që ditën e parë që mora mbi supe peshën e rëndë të drejtimit të Partisë Demokratike.”, tha Basha.

Mes të tjerash Basha tha se një politikë me fytyrë njerëzorë është garancia.

 

“Dhe e kam për nder që sot ndodhem në krah të Flutura Açkës e cila është kandidate në qarkun e Elbasanit por që nuk vjen nga politika, vjen nga një jetë plot arritje në fushën e letërsisë, artit, kulturës, vjen nga një jetë sfiduese, një grua e fortë që i ka qëndruar edhe fatkeqësive shumë të mëdha. Vjen si njëra prej nënave shqiptare, njëra prej grave shqiptare, njëra prej zonjave shqiptare për të dhënë një kontribut njerëzor në politikë. Një politikë me fytyrë njerëzorë është garancia për t’ja kthyer institucionet qytetarëve. Fytyra njerëzorë kërkon një fytyrë të pastër. Jeta të mbush me sfida, me probleme të cilat shpeshherë shtresëzohen brenda shpirtit dhe është sfidë në vetvete që mos t’i lësh të të tjetërsojnë. Në këto vite, pika e fundit para se ti drejtohem 2 apo 3 paragrafëve që kanë të bëjnë me ju, kanë të bëjnë me rininë. Shpirti më i pastër është shpirti rinor, më i çlirët dhe nuk është aspak rastësi që të gjitha ndryshimet e mëdha në Shqipëri janë paraprirë nga rinia. Kështu ishte 90-ta, kështu ishin protestat e studentëve në 2018-tën, kështu është, kështu e ndjej do të jetë dhe 25 prilli i këtij viti. Shpirti më idealist më i pastër, më i pakorruptuar që kërkon të mirën e vërtetë, që hapet tej nevojës personale, egos personale, që e shtrin vështrimin drejt atij horizonti me kërshëri që përtej ndodhet një e ardhme më e mirë , ditë më të mira, shpirti pozitiv. Mirë po ka një sfidë shumë të madhe që ky investim 8 vjeçar që shqiptarët ta humbin shpresën te politika si instrument ndryshimi, që shqiptarët të dyshojnë gjithçka edhe veten e tyre, që të kenë frikë të çohen në këmbë po të rijnë aty në errësirë se po u çuan mund të përplasen me të panjohurën, ka sjellë plogështi, ka sjell mos besim se ne mund të jemi ndryshe. E pra në qoftë se do të ishte kështu atëherë gjasat do të ishin shumë të mëdha që sot të ishim në të njëjtin nivel që është Kuba apo Koreja e Veriut po nuk ishte kështu në 90 dhe ishte kjo që e solli hapjen e Shqipërisë bashkë me arritjet e pa mohueshme të këtyre 30 viteve.”, pohoi ai.

 

“Ndaj për ta përfunduar ky libër është një ftes për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tonë, brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes, kurajën për tu çuar dhe për ta flakur tutje të pa pranueshmen. Kurajon për ta bërë realitet ose për të filluar për ta bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur por ama këtu në Shqipëri. Prandaj është një ftes në radhë të parë për rinin por jo vetëm ti japim fund pezmatimit, ti japim fund mosbesimit tek vetja jon, tek njeri tjetri, tek vendi. “O ky vend s’bëhet” se është shërbimi më i madh që mund t’ju bëjmë atyre që e kanë kapur vendin peng. Është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtë zakonshme, i mahnitshëm me atë që mund të prodhoj për sot dhe për brezat që vijnë. Nëse mund më lejoni në fund të kësaj ti referohem vetëm tre paragrafëve që kanë të bëjnë kryesisht me këtë aspekt. Dhe me këtë ftes ju bëj të rinjve mes kësaj letre të hapur, ftesën sigurisht ua bëj të gjithëve nuk ua bëj vetëm të rinjve, por këtu jemi me të rinjtë, jemi më 22 mars, jemi në qytet studenti, në faqen 11 të librit i referohem idesë time për politikën, të cilën ndoshta e keni parë pak edhe në qasjen time edhe jam kritikuar pak se është pak i ftohtë ky Luli, është një farë.. patjetër që dua ta them sot, jam përkrahës i shkollës (stoike) kam diçka kundër pietizmit, kam frikë nga patetizmi nga teatralja, kam frikë se teatralja, patetizmi ishin pjesë e pandashme e diktaturës, deri në neveri, në çdo gjë që bënin, në çdo gjë, që nga emisionet e lajmeve, tek fjalimet, tek autokritikat, patetizmi, patetizmi politik, për mua është shprehje e defiçencës, e hipokrizisë, e gënjeshtrës, e mashtrimit dhe njeriu nuk i ikën dot asaj që është. Nga reagimi im personal ndaj patetizmit të diktaturës ka qenë në qoftë se mund ta them kështu ka qenë një farë stoicizmi, i cili mund të merret për ftohtësi , nganjëherë mund të merret dhe për mendjemadhësi , por nuk është e tillë, është një përpjekje për ta racionalizuar politikbërjen, roli ynë nuk është të bëjmë teatër me njerëzit, roli ynë nuk është të shesim sapunin për djathë. Ne nuk jemi shoëman ne nuk duhet të bëhemi shoëman, ne duhet ti mbështesim artistët. Arti, artistët frymëzojnë përmes shfaqjes, përmes kinematografisë, përmes teatrit, përmes të gjithë formave të kulturës. Politika është diçka serioze, është diçka që ka në dorë fatet e njerëzve, jetët e njerëzve, jetët e njerëzve. Ndaj, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht këtë, të keqen. Dhe këtë kam thënë në një nga paragrafët e parë të këtij libri, po them ose mund ta citoj, “Dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë”. Në radhë të parë, sot, po e shtoj tani, ajo është shumë zhurmëmadhe. Projekton një vend shumë të gjerë dhe të tepruar për veten dhe jetën e njerëzve. Politika shqiptare hyn në mënyrë të dhunshme në jetën e qytetarëve duke ju imponuar atyre ritmin dhe amullinë e saj si mënyrë të jetuari. Shqiptarët janë të detyruar të jetojnë çdo ditë nën trysninë e kinse lajmeve që vijnë prej saj të cilat në shumicën e rasteve nuk përkthehen veçse ngërçet e këtij mjedisi konfliktual dhe asgjë të re për problemet e jetës së qytetarëve apo në dobi të mirëqenies së familjeve të tyre. Politika më e mirë sipas meje është ajo që ndikon jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në gjendje të pandërprerë ankthi, pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë dhe me figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme dhe largpamëse si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë. Si një mision. Politika s’mund të jetë profesion! Është një mision! Është një nga gjërat e para që kam thënë, që në ditët e para kur jam angazhua aktivisht në vitin 2005 në politik, që unë e shoh si mision, jo si profesion. Kemi patur dhe një debat madje, çfarë i shërben më shumë një vendi, politikanët profesionist apo politikanët si mision. Një debat që vazhdon akoma edhe në Europë, kudo. E dyta që dua t’i rikthehem, është plogështia. Nuk ka gjë më të keqe sesa zemërimi, zhgënjimi, mllefi, dufi, është plogështia. Dorëzimi që s’kemi çfarë të bëjmë, këtu jemi s’kemi çfarë të bëjmë, kështu e ka kjo punë, kështu e ka Shqipëria. Nuk është vërtetë! Nuk është e vërtetë, është investimi më tinëzarë i atyre që duan të mbajnë status quo-n, gjendjen aktuale. I atyre që përfitojnë nga gjendja aktuale. Hendeku midis atyre dhe gjithë ne, është thelluar më shumë se kurrë në këtij 30 vite! Ata janë një grusht njerëzish, një dyzinë, madje ndoshta një gjysmë dyzinë. Pra, 12 apo 6 njerëz që mbajnë peng një popull të tërë! Që e kanë kthyer parlamentin dhe qeverinë në një instrument të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe që përmes pasurimit dhe pushtetit të tyre diktojnë gjithçka në sferën publike. Mundohen të marrin peng median dhe të shuajnë çdo zë të pavarur. Dhe ata investojnë tek plogështia, tek mpirja që gjërat kështu janë, nuk mund të ndryshojnë. Më besoni, është e njëjta situatë si para 90-ës. Kush e mendonte që do të vinte një ditë që ajo diktaturë, ajo mënyrë e ndërtimit të shoqërisë, të hierarkisë të shoqërisë do të përmbysej dukej e pamundur. Natyrisht, përmbysja e parë nuk erdhi nga brenda, erdhi nga jashtë, erdhi nga rënia e murit të Berlinit dhe një pas një ngjarjet që rrodhën.”, pohoi ai.

Ndër të tjera kreu i opozitës tha se kur jemi përpjekur të gjithë bashkë si shoqëri, kemi arritur të bëjmë realitet ëndrra.

“E pra sot ka një përpjekje për të na kthyer në të njëjtën gjendje plogështie, ku nuk ka më individ me mendimet e veta dhe me fuqinë për të ndryshuar fatin e vet dhe fatin e shoqërisë, që gjërat të jenë kështu dhe pikë. Që kjo është më e mira që mund të kemi. E kemi dëgjuar këtë frazë shpesh apo jo: “më mirë se kaq nuk bëhet”, thotë kundërshtari im ditë për ditë. Ne e dimë që kjo s’është e vërtetë! Ju e dini që kjo s’është e vërtetë, ju e dini edhe më përpara ne kur jemi përpjekur të gjithë bashkë si shoqëri, kemi arritur të bëjmë realitet ëndrra, më mirë. 8 vite s’kemi hedhur asnjë hap drejt Europës. Por 11 vite më përpara arritëm diçka që për shumë Shqiptarë është gjysma e integrimit në Europë që është lëvizja e lirë. Unë e njoh atë proces nga brenda si pak kush sepse e kam drejtuar në dy nivele: niveli politik si Ministër i Jashtëm kur u hap dialogu për heqjen e vizave që ishte një hap politik dhe si ministër i brendshëm plotësimin e kushteve dhe sot shqiptarët lëvizin me dinjitet pa viza në Europë. Ja pra e pamundura është e mundur dhe bëhet e mundur falë bashkimit të vizionit dhe vendosmërinë për ta kthyer atë vizion në realitet. Natyrisht nuk mund të jetë detyra e një njeriu të vetëm dhe në raport me këtë kam dua të citoj diçka tjetër nga faqja 60 e cila ka të bëjë pikërisht me bekimin që ne kemi si vend dhe si komb, diçka që e ndjej thellë. Njoh çdo vend të Ballkanit shumë mirë dhe të Europës shumicën prej vendeve po kështu. Sigurisht që e dua Shqipërinë shumë por, nuk besoj se mund të akuzoj njeri mua për ultra nacionalist kështu që këtë e them pa pikë folklorizmi, e them nga zemra sepse e besoj. E shoh me kënaqësi që shumë e më shumë shqiptarë e besojnë në veçanti, rinia e beson. Nuk ka gjë më të keqe se plogështia. Ne jemi bekuar me një vend të mrekullueshëm, me bekime natyrore të rralla. Me një pozicion gjeografik për tu pasur zili, në zemër të Europës, me të gjithë potencialet për të njohur dhe shijuar nga gjithë bota, mbi të gjitha me burime njerëzore vitale dhe të përgatitur për të konkurruar ballëlartë me këdo. Është kështu apo jo?! Sa herë që konkurrojmë shkëlqejmë dhe fitojmë. Po e shkëpus një sekondë këtu. Ka tre vera, tre sezone verash që hitet kryesore në lokale kryesore të Europës dhe Amerikës janë të artisteve shqiptare dhe të artistëve shqiptar të botës vetëm sepse kanë patur mundësin të shfrytëzojnë lirin, oportunitetin që vjen me lirin për t’i dhënë zë talentit të tyre. Po pse kemi mbetur të fundit? Pse kemi ngecur? A është e justifikuar, e pranueshme kjo bjerrje? A është kjo topit e një konjekture apo është fati ynë i përjetshëm i të qenit të fundit edhe në rajonin tonë, në Ballkan? Absolutisht jo. Ne mund të bëhemi më mirë, ne mund të ndryshojmë dhe këtë e kemi vetë në dorë. Nuk është mallkim i zotit. Nuk është e thënë të jetë kështu për ne. E kemi provuar se kur bëhemi bashkë me zemër dhe me forcë ne kemi arritur maja që të gjithë i shihnim vetëm në ëndërr. Ne jemi bërë anëtar të NATO-s. Ne ndërtuam në dy vjet tunelin më të gjatë të Ballkanit dhe lidhëm Shqipërinë me Kosovën. Ne plotësuam 150 kushte në 18 muaj për lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë në hapësirën Shengen. Ndaj unë e di që është vetëm mania për pushtet i një individi i cili sot kontrollon çdo gjë për interesat e tij, të cilit i intereson që të dëshpëroheni, që të besojmë se kështu është shkruar fati ynë, të braktisim vendin dhe familjen. E mbyll citimin, paskam qenë pak më i ashpër sa ç’u mundova ta shpjegoj, por është e zezë mbi të bardhë, është e printuar dhe keqardhje nuk kam pse…bindjen time të vërtetë kam thënë. Dhe së fundmi, një thirrje për ju, për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, për gjithë studentet dhe studentët e këtij vendi kudo ku janë, për gjimnazistët. Unë vetë kam qenë gjimnazist kur trazirat filluan. Kam një ftesë për rininë shqiptare. Bota po ndryshon, por më tepër teknologjia dhe pandemia kanë formësuar një shekull të ri. Shumë studiues thonë se shekulli i ri filloi në vitin 2020, ku ne pas pandemisë pamë se di jetët tona ndryshuan përgjithmonë, duke u përshtatur fort. Rinia e mrekullueshme shqiptare që shkëlqen kudo ku e shfaq veten dhe që i është përgjigjur momentit historik të Shqipërisë, sa herë vendi ka pasur nevojë, do ti përgjigjet sot edhe nevojës së ethshme për zgjimin ekonomik shqiptar. Rinia iu përgjigj nevojës për zgjim kombëtar në fillim të shekullit 20 për krijimin e shtetit shqiptar. Rinia shqiptare ia dha shpirtin e saj lufte kundër pushtuesit dhe në vitet 90 ajo zgjoi shoqërinë shqiptare, të kapte trenin e fundit të ndryshimeve demokratike, duke i dhënë fund diktaturës komuniste. Sot koha po e thërret sërish rininë, për ti prirë jetësimit të projektit strategjik të ekonomisë të re që po përvijohet. Dhe këtu e kam fjalën për një oportunitet të jashtëzakonshëm për të cilin jam shprehur edhe gjatë takimeve, është pjesë e planit tonë qeverisjes për faktin se falë ndryshimeve teknologjike dhe falë zhvendosjes së zinxhirit të furnizimit për tregon më të madh që është tregu Europian. Ne kemi mundësinë, shansin e jashtëzakonshëm, unik për një apo më shumë gjenerata që atë që vendet e tjera e kanë arritur përmes një dekade ta arrijmë përmes disa viteve, ta kthejmë rininë shqiptare të sotme brenda disa viteve në një shtresë të mesme të mirë trajnuar, të mirë punësuar, të mirëpaguar dhe të pavarur financiarisht, pra nga ana ekonomike. Në këtë mënyrë të pavarur edhe mendërisht, edhe shpirtërisht nga qeveria. Qoftë kjo një qeveri e keqe që shpresoj do të marrë fund, jam i bindur do të marrë fund me 25 prill, qoftë kjo qeverisja në vetvete. Rinia dhe të rinjtë shqiptarë si individët, si bashkësia e individëve dhe besim tek vetvetja me të ardhura dhe profesione dinjitoze si gurëthemel i stabilitetit demokratik dhe ekonomik të vendit. Dhe në këtë moment, për mua, ne kemi arritur de fakto Shqipërinë si gjithë Europa. Natyrisht, mbetet dhe pjesa tjetër që është detyrë kryesore e qeverisë së ardhshme dhe misioni im, misioni hyjnor i Partisë Demokratike i papërmbushur pas hyrjes në NATO dhe heqjes së vizave që edhe anëtarësimi de Juro i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në këtë mënyrë përmbyllja e një cikli mbi 30-vjeçar që nisi nga ky shesh këtu me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Do më falni se është hera e parë, ndoshta u zgjata shumë!”, tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...