Nga shitja e kromit te licensa e HEC, pasuria e gjyqtarit Bari Shyti në Veting

Hënë, 22 Mars 2021 16:55

 

KPK do të nisë nesër verifikimin e pastërtisë së figurës dhe të pasurisë së gjyqtarit Bari Shyti. I njohur për rrëzimin e kërkesës së Shoqërisë Civile që apeloi rritjen e çmimit të ujit, gjyqtarit do ti verifikohen dhe të ardhurat nga shitja e kromit, apo marrëdhënia me të vëllanë, i cili ka në pronësi minierën dhe një HEC.

Tirane- Bari Shyti, gjyqtari i Apelit Administrativ në Tiranë, do ballafaqohet këtë të martë, 23 mars, me gjetjet e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit në tre kritere: Pasuror, profesional dhe atë për integritetin e figurës.

Shyti, hyn në kategorinë e gjyqtarëve të pasur, pasi ka të dhëna të arsyeshme, se qëndron prapa një kompanie kromi që vepron në Bulqizë dhe një hidrocentrali “HEC Shytaj” që ndodhet në Bulqizë.

 

Kjo kompani kromi mban emrin “ERIM SH.P.K”, dhe sipas dukumentave zotërohet nga 100 për qind të aksioneve, nga vëllai i gjyqtarit administrativ të Apelit, Bari Shyti, shtetasi Islam Shyti.

 

Bari Shyti
Galerite e kromit ne Bulqize
Nga verifikimet e kryera rezulton se firma “ERIM SH.P.K”, zotëron leje minerare për shfrytëzimin e kromit në galeritë nr.3, 4 dhe 7, vendburime këto që ndodhen në zonën e Kodër Lerë në Bulqizë.

Në fakt emri i gjyqtarit Shyti, nuk del në asnjë dokument si pronar i kësaj kompanie. Por ai në një deklaratë pasurie të vitit 2008, ka pranuar se ka lidhje me shitjen e kromit nga kjo kompani. “…Në vitin 2008 gjyqtari Shyti deklaron se ka përfituar 21.000 dollarë nga mbledhja dhe shitja e 60 ton mineral krom në periudhën maj – qershor 2008 në stokun e kompanisë “ERIM”…”-.

Aksioner ne ndertimin e HEC?
Ndër të tjera në këtë dokument të siguruar nga “Ora News”, ka dyshime të forta se gjyqtari Bari Shyti, është aksioner në ndërtimin e hidroçentralit “HEC Shytaj” në Bulqizë.

Kjo pasi kompania “ERIM SH.P.K” që zotërohet ngë vëllai i tij Islam Shyti, është bashkë-aksionere në këtë hidroçentral me kompanitë e tjera si “ARKEV SH.P.K” dhe “ÇUPI GROUP SH.P.K”.

Njëherësh Bari Shyti, njihet si gjyqtar që i shërben politikës dhe segmenteve të caktuara të bashkisë së Tiranës dhe më konkretisht kryebashkiakut Erion Veliaj.

Bari Shyti, është gjyqtari që rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile, e cila kundërshtonte vendimin e Bashkisë së Tiranës dhe Entit Rregullator të Furnizimit me ujë, për ndryshimin e tarifave mujore të ujit të pishëm për banorët e Tiranës.

Bari Shyti, në 24 dhjetor 2018 rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile, duke lënë në fuqi rregullat dhe tarifat e reja të ujit të pijshëm të vendosura nga kryebashkiaku Erion Veliaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...