Kryemadhi: Protestat për incerenatorin më bënë që të kandidoj në Fier, LSI një familje ku sakrifikohet për njëri tjetrin

E mërkurë, 24 Mars 2021 12:33

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në Mbrostar, prezanton kandidaten e LSI për Qarkun e Fierit, Luisida Muho (PJESA 1)

Ne sot kemi ardhur që në orët e para të mëngjesit këtu në Mbrostar. Edhe pse njerëzit janë në angazhimet e tyre të përditshme, mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme. Në dhjetë shtëpi na dilte ndonjë socialist që gërricej për hir të së vërtetës, por duhet thënë që ka mbizotëruar një pozitivitet. Dhe kjo ka ardhur si pasojë e asaj energjie pozitive që ka transmetuar që ka transmetuar i gjithë ekipi i LSI-së së Mbrostarit.
Ne sot jemi në një nga pikat e Mbrostarit, jemi në Mbrostar-Urë, ku dua të theksoj që angazhimi juaj e ka bërë LSI-në jo në detyrime të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha kemi edhe disa angazhime që ne duhet ti çojmë deri në fund, jo vetëm për Komunën e Mbrostarit, por edhe për të gjithë Fierin, duke vazhduar dhe duke e pasur pikën time të parën të kontaktit me të gjithë ju, që nga protesta. Dhe aty kam vendosur që të kandidoj në Fier, pasi ka qenë një padrejtësi që i është bërë komunës suaj, ka qenë një padrejtësi ndaj këtyre qytetarëve.
Ndërkohë që, angazhimi i Luisidës me LSI-në ka të bëjë jo vetëm për votën për LSI-në, por edhe me një mision të cilin ne e kemi diskutuar me Luisidën, e cila është një mësuese, e cila e ka pasur mundësinë për të lëvizur, për të ardhur në qytetin i Fierit, por ajo ka pranuar që tu shërbejë fëmijëve të zonës dhe rrallë herë i gjen mësuese të tilla me një energji, me një pasion, por pasioni i saj nuk ka qëndruar vetëm tek mësimdhënia, por edhe tek ajo pikë e programit që në fakt ne na ka dalë: Shqipëria shtëpia juaj!
Kur kemi thënë ne që LSI është si një familje, njerëzit e merrnin si një lloj klientelizmi, por në fakt familja është një gjë për të cilën njerëzit sakrifikojnë. Dhe ne duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, në mënyrë që ne të punojmë për njëri - tjetrin, të ndihmojmë njëri – tjetrin dhe ti japim më shumë hapësira njëri – tjetrit.
Kur e kemi diskutuar edhe me Kejdin për Luisidën, kishim frikë se mos nuk do të na pranonte, por ajo jo vetëm që pranoi, por tha: Mos e keni merak, sepse unë do të jap maksimumin, edhe pse e di që do të kem presionin e madh! Por, nganjëherë gratë janë më trime dhe më luftëtare se burrat, sepse vetë gjeni dominant i nënës është ai që bëhet një mburojë për fëmijët e saj.
Unë Luisida të falënderoj shumë, të jam shumë mirënjohëse dhe jam e bindur që të gjitha së bashku, me gjithë ekipin e grave dhe vajzave të listës fituese të Fierit, ne do të bëjmë shumë gjëra të mira, të cilët do të garantojnë jo vetëm më shumë vende pune të mirë paguara, por edhe për ti rikthyer të gjithë ata të rinj dhe të reja që janë larguar nga Shqipëria.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...