Gazment Bardhi takohet me banorët e fshatit Floq të Cërrikut: Pas 25 prillit, subvencion sipas prodhimit, referendum për ndarje të re administrative!

E mërkurë, 24 Mars 2021 13:11

 

 

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, njëherazi dhe kryesuesi i listës së kandidatëve të PD në këtë qark, ka vizituar këtë të mërkurë fshatin Floq, në njësinë administrative, Klos të Cërrikut.

 

Sipas Bardhit, ky fshat është lënë në harresë nga qeveria, pasi është pa rrugë, shkollë, qendër shëndetësore dhe kanale vaditëse.

 

“Jam i bindur që Kryetari i Bashkisë nuk ka ardhur ndonjëherë këtu. Fondet e subvencioneve kanë shkuar në 5 duar. Njerëzit, fermerët janë përballur me burokraci e kërkesa pa fund thjesht për t’i penguar. A mund të thotë dikush, kush ka marrë 1 euro nga fondi 100 milionë euro që ai ( kryeministri Rama) thotë se ka shpërndarë vitin e kaluar. S’duhet të diskutonim sot për rrugë. Duhej të ishin bërë rrugët, dhe subvencionimi do të duhej të funksiononte vetë. Ne kemi një plan, një zgjidhje konkrete, që secili do të marrë për aq sa prodhon, pa shkresa e letra, vetëm me kartën e identitetit”, tha Bardhi.

Më tej Bardhi i tregoi banorëve vizionin e Partisë Socialiste për zonat rurale.

 

“Ne e kemi prioritet të 4 viteve të para nxjerrjen e fshatit nga mjerimi. Nuk ka arsye që dikush që banon në fshat të jetë i varfër. Nëse ju do të keni rrugë, kanale vaditëse, dhe subvencione mbi bazën e prodhimit, ju nuk ja keni nevojën askujt”, u shpreh Bardhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...