Kandidati i LSI në Berat, Blenard Nonaj: Angazhimi i qeverisë tonë do të jetë mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve

Saturday, 27 Mars 2021 12:21

 

Kandidati i LSI për deputet në qarkun e Beratit, Blenard Nonaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave të Skraparit, që vijnë në tregun e qytetit për të shitur prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale.

Në një postim në Facebook, Nonaj shkruan se angazhimi i qeverisë së re pas 25 prillit do të jetë mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve, përmes subvencioneve dhe garantimit të shitjes së produkteve të tyre.

 

Postimi i plotë

Qyteti i Çorovodës prej vitesh ruan traditën e pazarit të ditës së Shtunë, në të cilën qindra banorë të fshatrave të Skraparit vijnë në tregun e qytetit për të shitur prodhimet e tyre të shkëlqyera Bio bujqësore dhe blegtorale.
Sot pata kënaqësinë të takohesha me këta njerëz punëtorë dhe të ndershëm, të cilët mes shumë sfidave dhe vështirësive prodhojnë dhe ofrojnë produktet e tyre, të cilat kanë impakt pozitiv për ekonominë e tyre familjare.
Angazhimi ynë në qeverisje është mbështetja konkrete për fermerët dhe blegtorët e Skraparit, nëpërmjet subvencioneve dhe garantimit të shitjes së produkteve të tyre.
Detyrimi ynë madhor është që të jemi në krah të këtyre njerëzve punëtorë dhe të mrekullueshëm të Skraparit si dhe të nxisim prodhimin, shitjen dhe konsumin e produkteve bio, duke ndihmuar kështu në zhvillimin ekonomik të zonës së Skraparit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...