Qindra qytetarë ngrihen në protestë: ‘Truallin e shkollës sonë mos ia falni Carlo Bollinos'

Saturday, 27 Mars 2021 12:23

-

Në Tiranë, dhjetëra banorë të njesisë nr.7, pranë ish-Parkut të Autobusëve, janë hedhur në protestë duke akuzuar qeverinë për vjedhjen e pronës së tyre.

Trualli ishte parashikuar për ndërtimin e një shkolle të mesme, por banorët denoncojnë me zë të lartë se ajo pronë i është dhënë pronarit të një medieje, Carlo Bollinos, klient i qeverisë Rama.

Banorët e njesisë 7 në Tiranë kanë dalë në protestë sepse sipas tyre një pronë në këtë zonë, dhënë bashkisë së Tiranës nga pronarët e dikurshëm që të ndërtonte aty një shkollë të mesme, në fakt i është dhënë një subjekti privat.

 

Por çfarë thonë vetë banorët?

 

“Kjo është një protestë paqësore e qytetarëve të kompeksit, - tha njeri prej pjesëmarrësve, - të cilët kërkojnë ndërtimin e shkollës që ka qenë në projektin e bashkisë së Tiranës, që është premtuar nga vetë kryebashkiaku në fuqi.

Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër përveçse fëmijët tanë të shkollohen këtu dhe të mos ikin 3-4 km më larg. Nuk besoj që kjo tokë do të ishte më mirë një ndërtesë për Bolinon sesa një tokë për komunitetin.

Ne mendojmë si komunitet i pallateve, jemi banorë të lagjes, të njësisë nr.7, që kërkojmë të bëhet shkollë. Bolino të ikë më poshtë, le t’ia falin tokën ku të duan! Tokën e shkollës sonë, tokën tonë nuk kanë pse ia japin Bolinos! Me sa dimë është tokë e Begejve, që ia ka falur tokën bashkisë me të vetmin kusht që të bëhet gjimnaz! Dhe është firmosur nga fisi Begeja që të bëhet gjimnaz!

Këtu nuk ka asnjë protestë politike, nuk po bëjmë politikë, nuk po themi “duam PD-në, duam PS-në”, duam vetëm të bëhet shkollë, asgjë tjetër! Është kërkesë legjitime, protestë e pastër qytetare, nuk ka as vulgalitet, nuk ka nevojë për policë. Janë vetëm banorë të kompleksit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...