“Aleancë me qytetarët”, Meta mesazh të fortë nga Durrësi: Kush tenton të prekë votën e lirë s’ka shpëtim, do të marrë ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar!

Saturday, 27 Mars 2021 12:55

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar nga Durrësi se çdokush që më 25 prill do të ndikojë tek vota e lirë s’ka për të pasur shpëtim.

Meta thotë se tashmë ka bërë aleancën me qytetarët për të denoncuar krimet zgjedhore, dhe kush prek votën do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar.

 

Sipas tij, degradimi i zgjedhjeve me modelet e Shijakut dhe Dibrës, e kanë bërë Shqipërinë të ëndrrrojë zgjedhej si në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, por ai garanton se me hir e pahir më 25 prill arrihet triumfi i demokracisë.

 

 

 

‘’Të denoncojë çdo falsifikim, që mund t’i bëhet materialit zgjedhor apo rezutlatit. Të denoncojë çdo veprim që synon të dëmtojë.

 

Çdo vepri apo mosveprim, që synon korrupsionin aktiv apo pasiv, tentativë apo përdorim i funksionit publik për zgjedhje, çdo veprim që pengon zgjedhësin të votojë, që synon të tërheqë dhe përdorë dokumentet e identifikimit. Efektiv i Policisë e suhtrisë që përfshihet në politikë, apo mbështet.

Çdo gjë që ju duket e paligjshme që synon të manipulojë zgjedhjet, të minojë zgjedhjet. E thërras këtë aleancë me qytetarët, për të sensibilizuar e përkrahur drejtpërdrejt çdo qytetar e funksionar që të denoncojë në Prokurori, KQZ edhe tek Presidenti me qëllim që askush mos i shmanget drejtësisë.

Përmes kësaj aleance do të garantojmë se kushdo që tentont ë prekë votën e lirë s’do të ketë shpëtim, por ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar, siç e meriton një armik i Republikës. Kush prek votën, është armik.

 

Degradimi i zgjedhjeve sipas modeleve të Shijakut e Dibrës, na ka bërë të jemi kaq mbrapa sa të ëndërrojmë szgjedhje si në Kosovë e Maqedoni, e të ngelemi peng i çeljes së negociatave, kur Mali i Zi e ka bërë në 2012, Sebria në 2014, dhe ne në rast se do të arrijmë me pahir e me hir triumfin e demokracisë më 25 prill, ky proces do të shkojë pafund. Kemi qenë para tyre.

Do të trajtoj çdo denoncim, dhe do të publikoj faktet. Vetëm nëpërmjet ushtrimin e garantimit të votës do i japim fund krizës së legjitimitet.’’- tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...