“Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit”, Meta thirrje qytetarëve: Denonconi çdo veprim të kundërligjshëm, të bëhemi barrikadë

Saturday, 27 Mars 2021 12:56

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve nga Durrësit të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm që ka të bëjë me krimet zgjedhore.

Meta deklaroi se i ka hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces zgjedhor transparent dhe sipas standardeve europiane.

 

“I ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen nismës ‘denonco krimin e zgjedhor’, ku çdo qytetar mund dhe duhet të demaskojë çdo veprim që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës. Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit, përdhos Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale që mbrohen prej saj ku çdo e drejtë buron pikërisht nga vota e lirë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rreziku i intimidimit të votuesit, shitblerjes së votës është prezent. Duhet të bëhemi barrikadë për këto veprime të papranueshme në një vend demokratik.
Ndaj i kam hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces transparent dhe sipas standardeve europiane.
Prej dy ditësh kemi vendosur në dispozicion të të gjithë qytetarëve një dritare për të denoncuar. Kjo dritare shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës. I ftoj qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por të denoncojnë me kurajë çdo veprim të kundraligjshëm”, deklaroi Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...