Meta kujton nazizmin dhe Havzi Nelën: Përpjekje për frikësimin e qytetarëve. Nga 25 prilli ora e Shqipërisë do të ecë përpara

Saturday, 27 Mars 2021 13:24

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se ka një përpjekje të madhe për frikësimin e qytetarëve dhe të votuesve. Në një konferencë nga Durrësi, Meta tha se kur e pyetën një nga eksponentët e nazizmit që mbeti gjallë, se si arritën të bindnin popullin gjerman për të mbështetur nazizmin ai tha ‘bëje një popull të ketë frikë dhe mund të bësh me të çfarë të duash’.

“Nuk jam aspak naiv që në këtë klimë skizofrenike politike, e cila është e qëllimshme dhe është prej vitesh ne të realizojmë zgjedhje të standardeve daneze apo suedeze, por unë jam i qartë, i bindur se vullneti i sovranit do të shprehet në mënyrën më bindëse dhe më spektakolare më 25 prill sepse kam vënë re që qytetarët tanë e kanë kuptuar që zgjidhja do të vijë në radhë të parë përmes votës dhe pjesëmarrjes së tyre në këto zgjedhje. Së dyti, ne e dimë që ka një përpjekje të madhe për frikësimin e qytetarëve dhe të votuesve. Ju jeni dëshmitarë në Durrës, sigurisht keni qenë dëshmitarë të ngjarjeve që i di gjithë bota, siç janë standardet e zgjedhjeve të fundit të Shijakut. Kur e pyetën një nga eksponentët e nazizmit që mbeti gjallë, se si arritët të bindnit pop gjerman për të mbështetur nazizmin ai tha ne kishim studiuar natyrën njerëzore dhe duke studiuar natyrën njerëzore kishim të qartë se përmes frikësimit, bëje një popull të ketë frikë dhe mund të bësh me të çfarë të duash. Kjo tha mund të ndodhë në çdo regjim.
Unë e besoj shumë kur them jemi popull shqiponjash”, deklaroi Meta.

 

Presidenti tha se e ngre zërin për të paralajmëruar pasi luhen fatet e vendit, të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ajo që kërkon sipas tij, është puralizmi politik dhe vota e lirë dhe e barabartë për të cilën dha jetën Havzi Nela.

 

“Kur dikush thotë pse e ngre zërin Ilir Meta, unë e ngre që të paralajmëroj sepse këtu luhen fatet e vendit për 100 vitet që vijnë, të demokracisë, të shtetit të së drejtës, të së ardhmes europiane. Kjo nuk është thjesht çështje e Ilir Metës, por e çdo qytetari të Shqipërisë. Ajo që kërkon Ilir Meta dhe do ta realizojë patjetër është ajo në themele të republikës, pluralizmi politik dhe vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari të Shqipërisë. Për këtë gjë ka dhënë jetën Havzi Nela, për fjalën e lirë, votën e lirë. Kanë dhënë jetën heronjtë e Shkodrës, të 2 prillit, ka sakrifikuar Mandela i Shqipërisë Pjetër Arbnori dhe sa e sa figura e personalitete të tjera që nuk u dorëzuan dhe në kushtet e një regjimi të tmerrshëm stalinist që ia kaloi dhe vetë Stalinit për arsye të mbylljes dhe të shkatërrimit dhe të lirisë së besimit dhe të objekteve të kultit dhe të persekutimit të të gjithë udhëheqësve”, u shpreh Kreu i Shtetit.

 

Ai theksoi se nga 25 prilli ora e Shqipërisë do të ecë përpara dhe me një shpejtësi të madhe.

 

“Këto 30 vite kemi pasur një rrugë me shumë ulje-ngritje. Shpesh ora e Shqipëria ka ndaluar, ka mbetur mbrapa, nga 25 prilli ora e Shqipërisë do të ecë përpara dhe me një shpejtësi të madhe për të fituar kohën e humbur, për të rikthyer shpresën dhe këtë e garanton vetëm barazia e votës.
A janë të mjaftueshëm vetëm dy numra, ky është vetëm fillimi. Jam në një proces të vazhdueshëm të identifikimit të çdo problematike. i ftoj mediat të jenë transparente, është në të mirë të tyre duhet t’i respektojnë qytetarët, t’i transmetojnë fenomenet në kohë dhe të japin kontribut për atë që do vijë nesër, një shoqëri demokratike dhe për të qenë me rrethana lehtësuese në sistemin e llogaridhënies që do të vendoset me hir apo pahir. Kjo iniciativë nuk synon të zëvendësojë institucionet, por ne e dimë ngaqë kjo punë nuk është bërë në të kaluarën ka mundësi të përsëritën”, deklaroi Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...