Kur Rama, mitingje me portrete të Enver Hoxhës dhe Xhaçka deklaronte 'NATO është nata'!

E Enjte, 01 Prill 2021 14:34

 

Nga Sali Berisha - 01/04/2021

Një ditë historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar! Sot 12 vjet më parë, Shqipëria u anëtarësua, u shpall vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që njerëzimi ka njohur në tërë historinë e tij.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënon, pas shpalljes së pavarësisë, arritjen e saj më madhore historike në tërësi dhe në fushën e sigurisë dhe integrimeve euroatlantike në veçanti.

Përmbysja e sistemit komunist, firmosja ndër më të parët nga Shqipëria, e Partneritetit për Paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe reformat e thella e të gjithanshme politike, institucionale, ekonomike dhe ushtarake të ndërmarra, mbështetja tejet e çmuar e SHBA-së bënë të mundur që vendi ynë të merrte më 2 prill të vitit 2008, në Samitin e NATO-s në Bukuresht, ftesën për anëtarësim dhe pas përfundimit të miratimit të procedurave, të shpallet më datën 1 prill 2009 vend anëtar i saj.

 

Më datë 3 - 4 prill 2009, Shqipëria mori pjesë në Samitin Starsburg - Kiel të Aleancës si vend anëtar me të drejta të plota.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ishte një bulevard me lule.

Pas shembjes së sistemit komunist, përfaqësuesit e PPSH-së me emër të ri në parlament në vitet 1992 – 1996, paraqisnin rezoluta në të cilat denonconin bashkëpunimin e Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Por edhe në prag të anëtarësimit, Edvin Kristaq Rama organizonte mitingje me portrete të Enver Hoxhës kundër këtij akti, kurse ajo që drejton aktualisht Ministrinë e Azisë dhe çështjeve europiane të Shqipërisë, Ndrikull Xhaçka, do të deklaronte në marrëzinë e saj për anëtarësimin e vendit në këtë aleancë se “NATO është nata”.

Por pavarësisht nga këto qëndrime, anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut e ka bërë Shqipërinë më të sigurt se kurrë në historinë e saj dhe shqiptarët kudo që janë kremtojnë sot me krenari të veçantë, 12- vjetorin e anëtarësimit të vendit të tyre në këtë Aleancë!

Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre shqiptarëve, miqve dhe partnerëve që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Zoti e bekoftë NATO-n vendet e saj anëtare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...