Ura Vajgurore do të quhet Dimal, Presidenti Meta miraton dekretin: Një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës

E Enjte, 01 Prill 2021 15:47

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.

“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

 

Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.” thuhet në dekretin e Presidentit.

 

Miratimi i dekretit vjen menjëherë pas apelit të kandidatit të LSI në Berat, Ardit Çela, i cili kërkoi nga Presidenti të miratojë kërkesën e banorëve të zonës lidhur me emërtesën e re ‘Dimal’, të Urës Vajgurore

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...