Meta: Nëse prekin apo dhunojnë votat, mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën

E Enjte, 01 Prill 2021 22:02

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në ABC News se nëse preket vota, mbi 2 milionë shqiptarë do të dalin në mbrojtje të saj.

“Po i paralajmëroj nëse prekin apo dhunojnë votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën. Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jetë në terren, në çdo qendër votimi. Askush të mos guxoje të prekë dhe të cenojë një votë se ndëshkimi do jetë shembullor dhe spektakolar”,– tha kreu i shtetit.

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi se ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të përgjigjet për shkeljet e rënda kushtetuese që bëri më reformën në drejtësi. “Ardian Dvorani është dhunues i Kushtetutës dhe që në bashkëpunim me disa diplomate të korruptuar bëri atë që beri. Ardian Dvorani do shkojë në burg, nuk ka shpëtim”, tha Meta.

Në një intervistën për ABC News, Presidentit shtoi standardet e zgjedhjeve janë më të rëndësishëm sesa rezultati i tyre. Kreu i shtetit shtoi se të gjitha qëndrimet e tij për zgjedhjet janë në funksion të standardeve.

“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve”,- deklaroi kreu i shtetit

Kreu i shtetit shtoi se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një vend eksperimental. “Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.

Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë”,- tha kreu i shtetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...