Presidenti Meta: Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve

E Enjte, 01 Prill 2021 22:04

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një intervistë për ABC News se standardet e zgjedhjeve janë më të rëndësishëm sesa rezultati i tyre. Kreu i shtetit shtoi se të gjitha qëndrimet e tij për zgjedhjet janë në funksion të standardeve.

“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve”,- deklaroi kreu i shtetit.

 

Meta tha se këto zgjedhje janë një mundësi për t’u shkëputur nga pengmarrja e zgjedhjeve. “Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm”,– tha kreu i shtetit.

Kreu i shtetit shtoi se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një vend eksperimental. “Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.

Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne,

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...