“Betejë për 100 vitet e ardhshme”/ Presidenti Meta për zgjedhjet dhe punëtorët nga Bangladeshi: Burimi i kësaj prapësie vjen nga…

E Enjte, 01 Prill 2021 22:27

 

Presidenti Ilir Meta thekson se telefoni i tij do të jetë i hapur për të mbrojtur votën më 25 prill, ndërsa shton se ekipi i kreut të shtetit do të jetë në terren atë ditë.

 

“Po i paralajmëroj nese prekin apo dhunojne votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit per te mbrojtur voten. Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jete ne terren, në çdo qendër votimi. Askush te mos guxoje te preke dhe te cenoje nje vote se ndeshkimi do jete shembullor dhe spektakolar”, thekson Meta.

Ai u ndal sërish tek ajo që e quan mafia ndërkombëtare, duke theksuar se nëse kërkon luftë, luftë do të ketë.

“Nëse mafia ndërkombëtare kërkon dhe guxon ta marre me lufte Shqipërinë, atëherë të jenë të qartë: luftë do të ketë dhe me lufte do t’i përgjigjemi, flake për flakë”, shtoi Meta në Abc.

Presidenti i Republikës, iu përgjigj edhe deklaratave të Edi Ramës një ditë më parë në Shkodër, ku deklaroi se mund të merreshin punëtorë nga Bangladeshi.

“Tani na thonë të vijnë nga Bangladeshi, duhet ta dini që burimi i çdo prapësie, e këtij polarizimi dhe poshtërimi dhe këtij standardi është degradimi votës. Dhe çdo njeri që është i detyruar të shesë votën për 100 mijë lekë apo një dele, duhet të dijë që mënyra më e mirë është që ta ndëshkojë me votë. Kjo është drejtësi dhe jo pabesi. Unë strukturën një thirrje në Facebook e kam. Kjo është një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që vijnë”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...